Master Shkencor

MSH.Histori

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Master Shkencor në Histori me 120 kredite i ofruar nga Departamenti i Shkencave Politike është projektuar për t’ju dhënë studentëve mundësinë e thellimit dhe zhvillimit të dijeve në fushën e historisë së Shqipërisë, rajonit dhe të botës, si dhe aftësive praktike e profesionale në analizën dhe interpretimin e ngjarjeve historike. Veçanësia e këtij programi qëndron në karakterin ndërdisiplinor të tij, duke i analizuar ngjarjet historike në kontekstin politik të kohës. Njohja me zhvillimet kryesore historike në periudha të ndryshme kohore, metodat e shkrimit të historisë dhe shkollat e historiografisë, analiza e diplomacisë europiane dhe amerikane, politika e zgjerimit të BE-së në këndvështrimin historik, rëndësia e kërkimit shkencor dhe e komunikimit të rezultateve të kërkimit së bashku me praktikat mësimore pajisin studentin me njohuritë e nevojshme për të konkurruar në tregun e punës.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është që përmes kuadrit formues për këtë specialitet të ofrojë njohuri të thelluara mbi zhvillimet historiko-politike, ekonomiko-shoqërore dhe kulturore të shoqërisë njerëzore nga antikiteti në ditët e sotme, me qëllim primar formimin e një qytetari të denjë dhe të një specialisti të aftë në fushën e historisë.

Ky program studimi është projektuar për:

  • U ofron studentëve mundësinë e zgjerimit dhe thellimit të njohurive, si dhe aftësitë praktike e profesionale në fushën e historisë.
  • Mundëson njohje me metodat historike dhe shkollat e historisë duke i orientuar studentët drejt punës kërkimore-shkencore cilë
  • Zhvillon mendimin kritik të studentëve lidhur me analizën dhe interpretimin e ngjarjeve historike-politike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e shoqërisë dhe në marrëdhëniet ndërshtetërore.
  • Përgatit dhe formon specialistë të historisë.
  • Aftëson me njohuri praktike, dhe instrumenta të nevojshëm për punëzenie në sektorin publik dhe atë
  • Pajis studentët me aftësi për të analizuar ngjarjet historike si një proces i domosdoshëm për të kuptuar të sotmen dhe për të ndërtuar të

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi i studimeve MSH në “Histori” përgatit specialistë në fushën e historisë së Shqipërisë, rajonit dhe të botës, personel pedagogjik, personel në sektorin e arkivës, të muzeve etj. Ky program, ofron njohuri të thelluara në fushën e historisë dhe zhvillon aftësitë hulumtuese, analitike dhe interpretuese të fakteve dhe ngjarjeve historike-politike, duke rritur mundësitë për karrierë profesionale në institucionet kërkimore-shkencore. Duke zhvilluar aftësi teknike, ndërpersonale dhe konceptuale bën të mundur punësimin e të diplomuarve, si: specialistë në institucione të pushtetit qendror dhe atij lokal, në sistemin arsimor, arkivat, bibliotekat, muzetë, OJF-të, agjensitë turistike etj.