Pse të ndjekësh këtë program?
Masteri Shkencor në Administrim Publik ofron një kombinim të thelluar të njohurive akademike dhe përvojës praktike për ata që synojnë të kuptojnë dhe të ndikojnë në mënyrë të informuar zhvillimet në sektorin publik. Përmes një qasjeje kërkimore dhe studimi të avancuar, programi përgatit studentët për të analizuar politikat publike, për të udhëhequr reforma institucionale dhe për të aplikuar zgjidhje konkrete në administratën moderne. Praktikat me institucione partnere dhe projektet në terren i japin këtij formimi një dimension real, të dobishëm si për karrierë akademike, ashtu edhe për funksione strategjike në sektorin publik.
Emërtimi i programit: Master i Shkencave në Politika dhe Administrim me
Profil “Administrim Publik”
Kohëzgjatja: 2 (dy) vite akademike
Kreditet: 120 kredite
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MSH Administrim Publik”
Objektivat dhe përmbajtja e shkurtër e programit:
1. Të përgatisë studentët për rolin e administratorit publik, duke u ofruar
njohuri të avancuara mbi proceset administrative, politikat publike dhe
menaxhimin institucional.
2. Të zhvillojë aftësi analitike dhe vendimmarrëse, që mundësojnë analizën dhe
zgjidhjen e problemeve komplekse në administratën publike.
3. Të pajisë studentët me njohuri mbi qeverisjen demokratike, etikën
profesionale, transparencën dhe kontabilitetin publik si elementë kyç të
funksionimit të sektorit publik.
4. Të aftësojë studentët për të projektuar dhe zbatuar politika publike efektive,
duke përdorur metoda bashkëkohore të kërkimit dhe të analizës
institucionale.
Pikat kryesore të programit
Masteri i Shkencave në Politika dhe Administrim, profili Administrim Publik, përgatit profesionistë të aftë për të vepruar me përgjegjësi dhe efikasitet në administratën publike. Programi ofron njohuri të thelluara mbi menaxhimin e ri publik, politikat dhe buxhetimin, si dhe mbi etikën dhe standardet e shërbimit publik. Ai synon të pajisë studentët me aftësi praktike për hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave publike në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Mundësitë e punësimit
Administrate publike, specialistë të politikave publike, menaxherë projektesh, këshilltarë politikash, ekspertë të qeverisjes dhe decentralizimit, punonjës në organizata ndërkombëtare, qendra kërkimore.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…