Master Shkencor

Msc.Financë-Kontabilitet

 

Përshkrimi i Programit Msc.Financë-Kontabilitet:

Programi Master i Shkencave në Financë-Kontabilitet  synon të sigurojë një edukim të avancuar bashkëkohor, në fushat e financës dhe kontabilitetit. Ky program thellohet në  zhvillimin njohurive dhe aftësive  analitike të nevojshme për të hartuar dhe zbatuar sisteme e menaxhimit të të dhënave, të nevojshme për hartimin e raporteve financiare, analizimin e tyre, planifikimin dhe kontrollin e performancës së një njësie ekonomike. Ai gjithashtu siguron një përgatitje cilësore për kërkime të mëtejshme akademike në fushat e kontabilitetit  dhe/ose financës. Diplomimi në këtë program rrit mundësitë e studentëve të kalojnë me sukses hapat drejt çertifikimit si kontabël i miratuar dhe ekspert kontabël, gjithashtu të kenë një karrierë të suksesshme në sektorin bankar, industrinë e sigurimeve, sektorë e të kontabiliteti dhe financës  pranë institucioneve publike në nivel lokal ose qëndror, organizata joftim-prurëse, etj. (Për një listë të detajuar të profesioneve në fushat e financës dhe kontabilitetit, referohuni  listës kombëtare të profesioneve në Shqipëri: në grupet-njësi 2411-2413.) Programi mund të jetë i dobishëm dhe për profesione të tjera si: menaxher biznesi, analist të dhënash, ekonomistë të përgjithshëm, specialist i taksave dhe tatimeve, këshilltar pranë zyrave të avokatisë, etj.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Misioni i këtij programi është edukimi i thelluar, nxitja e kërkimit të avancuar, përmirësimi i aftësive praktike në fushat e financës dhe kontabilitetit. Ky program është projektuar, që studentët:

  • Të aftësohen për punë kërkimore dhe zhvilluese në dobi të firmave, industrive, institucioneve publike dhe të instituteve kërkimore shkencore për gjetje dhe zhvillim përvojash si Brenda vendit, rajonit dhe në rang më global.
  • Të krijojnë shtesë vlerash për gjatë karrierës së tyre në përgjigje të oportuniteteve të ndryshme që mund të hasin.
  • Të përgatiten profesionistë në fushën e kontabilitetit, në mënyrë të tillë që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme analitike për të zgjidhur problemet që lidhen me fushën e kontabilitetit dhe finances.
  • Të ofrojë njohuritë e nevojshme në standadet e raportimit financiar, etikës së biznesit dhe përgjejgësisë së drejtuesve financiarë.
  • Të aftësohen për të përkthyer në vendime të duhura informacionin e përmbajtur në pasqyrat financiare sipas standarteve ndërkombëtare në përgjigje sa më efikase të rrethanave në marrëdhënie biznesi kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Të realizojnë teknika sa më të përparuara për identifikimin vlerësimin dhe kontrollin e rrezikut.
  • Si drejtime të tjera plotësuese në formimin profesional dhe shkencor të studentëve përfshijnë njohjen e strukturave të tregjeve financiare, të palëve që përfshihen në to, të instrumentave financiarë që tregtohen si edhe të ndikimit të transaksioneve të ndryshme që zhvillohen në këto tregje. Kjo përfshin edhe aplikimin e derivativave financiare si alternativa më të avancuara të amvisimit të rrezikut.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program krijon mundësi punësimi kudo që të rinjtë dëshirojnë të zhvillohen në hapin e radhës për profesionin e tyre.  MSc-FK ofron një edukim bashkëkohor për të gjithë ato që dëshirojnë të përparojnë në fushën e kontabilitetit dhe financës  dhe për ato që aspirojnë për një karrierë akademike.

Diplomimi në këtë program është një avantazh i madh konkurrues për këdo që kërkon të ketë një karrierë të sigurtë në profesion jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.

Kurrikula garanton aftësim të thelluar në profesion dhe ushtrimin e tij duke e gërshetuar më së miri me detyra dhe përgjegjësi të tjera në fushën e menaxhimit, marketingut, etj.

Falë diplomës në këtë program studentët kanë mundësi të ushtrojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në njësi e institucione të ndryshme si biznese, banka, institucione publike,insitucione të edukimit dhe trajnimit e të tjera dhe të ofrojnë kontributin e tyre përmes në fushën e kërkimit shkencor dhe në zhvillimin e vendit.