Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Bachelor për “Menaxhimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, synon të specializojë studentët në menaxhimin efektiv të SME-ve. Ky program ofron njohuri teorike dhe praktike për drejtimin e suksesshëm të këtyre ndërmarrjeve, duke përfshirë një kurrikul të hartuar në bashkëpunim me bizneset për të ndihmuar formimin profesional të studentëve. Ky program përfshin lëndë që mbulojnë aspekte të ndryshme të menaxhimit, duke përfshirë marketingun, financat, burimet njerëzore dhe strategjitë e zhvillimit të biznesit. Përveç kësaj, studentët kanë mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike përmes praktikave profesionale, duke i përgatitur ata për sfidat reale të tregut të punës. Studimet universitare janë te integruara me praktikën profesionale drejtperdrejte në sipermarrje (arsimim dual).
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve.
Ku mund të punësohemi pas mbarimit të studimeve?
Mundësitë e punësimit, pas përfundimit të programit të studimit të diplomuarit mund të punësohen si menaxherë ose drejtues në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, duke zbatuar njohuritë e fituara në menaxhimin e këtyre bizneseve. Gjithashtu, ata mund të angazhohen si specialistë në fusha të tilla si marketingu, financa, burimet njerëzore dhe operacionet brenda SME-ve. Duke pozicionuar veten si model cilësie dhe profesionalizmi, si një partner i besueshëm, dhe forcë e madhe në tregun e punës.
Përse duhet të studioni këtë program?
This will close in 0 seconds