Përshkrimi i Programit:
Menaxhim Transporti Detar/Tokësor ( MTDT) ; me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, në proces akreditimi.
Studentët pajisjen me Diplomë Profesionale në fushën e Transportit, ku ata përgatiten jo vetëm me njohuri akademike mbi ndërtimin dhe menaxhimin e një biznesi në fushën e Transportit, por marrin edhe aftësi profesionale si asistent inxhinierë dhe përfaqësues të biznesit profesional.
Të diplomuarit tanë mund të punësohen në sektorin publik, në sektorin privat dhe të vetëpunësohen.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Të diplomuarit tanë mund të punësohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave Durrës, Autoritetin Portual Durrës, Drejtorinë e Përgjithshme Detare Durrës dhe me Kapitenerinë e Portit, Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a., si edhe me ente private që operojnë në fushat përkatëse sipas profileve të studimit: Shoqëria Adria Ferries S.p.A, Kompania e transportit Shega Trans sh.a., Kompania Diamant Logistics sh.a., parqe automobilistike, servise automobilistike, firma private ndërtimi dhe më gjerë, duke u mundësuar studentëve tanë edhe punësimin në të ardhmen.