Bsc.Menaxhim Marketing

 

Përshkrimi i Programit:

Bachelor nё “Menaxhim Marketing” është pjesë e Ciklit të Parë të Studimeve në strukturën akademike të Departamentit të Marketingut, në Fakultetin e Biznesit, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Bachelor nё “Menaxhim Marketing” është është program me kohëzgjatje normale 3 vite akademike me kohë të plotë dhe jo më pak se 180 kredite europiane (ECTS), që merr përsipër të ofrojë studime të thelluara në fusha të ndryshme të Marketingut .

Bachelor në Menaxhim Marketing,  ofrohet në përputhje me misionin dhe qëllimet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si dhe të Fakultetit të Biznesit si njësi kryesore e këtij IAL publik. Programi i studimit përputhet edhe me strategjinë për zhvillim e IAL-së.

 

Nëpërmjet programit të studimit Bachelor në Menaxhim Marketing synohet përgatitja e specialistëve të marketingut, për të analizuar dhe vlerësuar situata të ndryshme të fenomeneve e dukurive të fushës së biznesberjes dhe menaxhimit tё tyre.

Programi i studimit synon të japë njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh.

 

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

 

Bachelor në “Menaxhim Marketing”u jep studentëve gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me rregulloren, strategjinë e zhvillimit, kriteret e pranimit, planin dhe programet mësimore, rregullat e Vlerësimit, rregullat e zhvillimit të praktikës, rregullat e mbrojtjes së tezës, tarifën e shkollimit.

Nëpërmjet programit të studimit Bachelor në Menaxhim Marketing synohet përgatitja e specialistëve për fushën e Menaxhimt Marketing .

Bachelor në Menaxhim Marketing,  është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës, edhe me zhvillimin ekonomik të vendit dhe nuk  bie ndesh me interesat dhe vlerat kulturore kombëtare.

Programi i studimit ka objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve, të cilat  përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të tij.

 

Objektivat e programit të studimit janë:

  1. Të aftësohen në përzgjedhjen e teknikave të duhura për menaxhimin e mediave.
  2. Të zhvillojnë aftësinë e zhvillimit të fushatave marketing.
  3. Të mësojnë si të ekzaminojnë sistematikisht tema të ndryshme mbështetur në baza të forta teorike.
  4. Të përgatiten profesionistë në fushën e drejtimit marketing, në përzgjedhjen e alternativave të marketimit dhe të mënyrave më të mira për menaxhimin e tyre.

 

Studentët që do përfundojnë studimet në programin e ciklit të parë Bachelor Menaxhim Marketing do të pajisen me diplomën përkatëse. Këto studentë do të kenë mundësi të punësohen nga të gjitha bizneset private dhe institucionet publike në departamentet e marketingut, departamentet e komunikimit dhe departamentet e shitjeve. Këto studentë të diplomuar do të jenë në gjendje të drejtojnë, të punojnë dhe të ofrojnë njohuritë e tyre në këto fusha.