Mami

 

Përshkrimi i Programit:

Kohëzgjatja: 3 vite (180 kredite)
Diploma: Bachelor në Mami

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i studentëve që përfshihen në këtë program
me njohuritë bazë përkatëse dhe mjekësore bazuar në Lëndët dhe Silabuset e  tyre si dhe në
zhvillimin e Praktikave Profesionale Mësimore, si në Laboratorin Mjekësor pranë Departamentit
të Shkencave Teknike Mjekësore, ashtu dhe në Praktikat Profesionale Mjekësore në Spitalet
Rajonale. Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuritë bazë dhe të Infermieristikave Speciale sipas
Specialiteteve Mjekësore, ashtu dhe me njohuritë bazë në shkencat Mjekësore të Sëmundjeve të
Brendshme, Kirurgjisë, Anestezi&Reanimacionit, Pediatrisë. Në Program tre vjeçar ka dhe
Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë), Disiplina të formimit karakterizues të programit,
karakterizuese, Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët ndërmjet atyre që ofron
institucioni, Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike dhe, në fund,
me Përgatitje Teze për Diplomë ose Provim Përfundimtar pas të cilit merret Diploma përkatëse.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Objektivat Kryesore të Programit të Mami-së:

  • Programi i studimit Bachelor në “Mami” synon pajisjen e studentëve me njohuritë bazë
    mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme, dhe formimin e shprehive të veçanta në
    fushën e kujdesit infermieror Mami.
  • T’ju japë studentëve aftësi metodologjike për kërkim, mundësi të vazhdueshme në
    plotësimin e disiplinave mësimore me njohuri shkencore dhe praktike të avancuara.
  • Ky program synon të përgatisë specialistë me formim profesional të cilët të jenë të aftë të
    kryejnë kujdesin infermieror “Mami”, nënave shtatëzana në të tre periudhat e paralindjes.
  • Të përgatisë specialistë të aftë për të administruar me profesionalizëm dhe për të punuar në
    spitale, qëndra shëndetësore, duke punuar me përkushtim për përmirësimin e shëndetit të të
    sëmurit.
  •  Studentët të marrin njohuri kryesore për përvetësimin e teknikave dhe aparateve të
    aplikueshme në situata të ndryshme klinike.
  • Marrjen e koncepteve të përgjithshme rreth organizimit të njësive rehabilituese dhe të
    sociologjisë së aplikuar në kontekstin e aktiviteteve sanitare.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë mundësish punësimi ofron ky program pas përfundimit?

Programi Bachelor në “Mami” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike dhe komunikuese, në
drejtim të kujdesit infermieror dhe mjekësor, ndaj pacientes të shtruar në spital. Njohuritë e
marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave teknike mjekësore.
Studentet, pasi marrin Diplomën Bachelor mund të punësohen në Shërbimin Shëndetësor Parësor
ose spitalor.rfundojnë sistemin tre vjeçar për Fizioterapi kanë mundësi për të punuar në tregun Gjerman, si Fizioterapista. Sigurisht pasi përmbushin dhe kriterin e gjuhës Gjermane.

Çfarë përmban programi praktik?

Programi përfshin disiplinat teorike mbi shkencat mjekësore dhe kujdesin infermieror, praktikë profesionale në spitale dhe laboratorë, si dhe përgatitje për përvetësimin e teknikave klinike të nevojshme në kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve.

Çfarë është Programi i Studimit në “Mami”?

Programi Bachelor në “Mami” është një program trevjeçar me 180 kredite që përgatit studentët për t’u bërë mami profesioniste, duke i pajisur ata me njohuri teorike dhe praktike në kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve.

Cilat janë disa nga objektivat e programit?

  • Objektivat kryesore janë të pajisë studentët me njohuritë shkencore bazë dhe aftësitë praktike për të ofruar kujdes mjekësor ndaj nënave shtatzëna, para, gjatë dhe pas lindjes, si dhe të zhvillojë aftësitë e tyre për të punuar në spitale dhe qendra shëndetësore.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian