Logjistikë dhe Siguri Detare

Përshkrimi i Programit:

Cikli i II-të: Master Profesional: “Logjistikë dhe Siguri Detare” ( LSD), me afat kohor 1 vit, me 60 kredite ECTS, i akredituar.

Qëllimi i programit është përgatitja akademike dhe praktike e studentëve mbi Logjistikën Detare dhe Sigurinë Detare, mbështetur  në kontekstin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Studentët pajisen me Çertifikatë në “ Logjistikë dhe Siguri Detare”

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Tregu i punës së tyre është i sigurt dhe me shumë interes. Praktikat profesionale i realizojmë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave Durrës, Autoritetin Portual Durrës, Drejtorinë e Përgjithshme Detare Durrës dhe me Kapitenerinë e Portit, Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a., si edhe me ente private që operojnë në fushat përkatëse sipas profileve të studimit: Shoqëria Adria Ferries S.p.A, Kompania e transportit Shega Trans sh.a., Kompania Diamant Logistics sh.a., parqe automobilistike, servise automobilistike, firma private ndërtimi dhe më gjerë, duke u mundësuar studentëve tanë edhe punësimin në të ardhmen.