Konferenca Ndërkombëtare në kuadër të porjektit EntrAl.

Në kuadër të projektit EntrAl, në datat 22 e 23 Nëntor 2023, në Universitetin e Sporteve të Tiranës u zhvillua me sukses të plotë Konferenca Ndërkombëtare që përmbylli aktivitetet e këtij projekti. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të 12 universiteteve partnere në projektin EntrAl, financuar nga Programi Erasmus +. 
 
 
Gjatë aktivitetit dy-ditor, partnerët europianë dhe shqiptarë prezantuan rezultatet e projektit dhe vunë theksin mbi shtigjet sipërmarrëse që janë përcaktuar dhe rekomanduar të ndiqen në rrjedhën 3-vjeçare të këtij projekti me impakt të rëndësishëm në zhvillimin e mentalitetit sipërmarrës në universitetet shqiptare
Konferenca Ndërkombëtare u mbyll me konkluzionin se projekti EntrAl përfundoi aktivitetet me sukses të plotë duke arritur me sukses të gjitha objektivat e veta.