Master Profesional

Infermieri Kirurgjikale

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit “Infermieri Kirurgjikale, i hapur për herë të parë në vitin
akademik 2013-2014, dhe i riorganizuar në vitin akademik 2020-2021 sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, është pjesë e programeve të studimeve Master pranë Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Masteri Profesional “Infermieri Kirurgjikale” është program me 60 kredite që ofrohet me kohë të plotë dhe përbëhet nga 5 lëndë të ndara në module (14 module).
Masteri ofrohet për profesionistët që zotërojnë një diplomë 3 vjecare në degët
“Infermieri e Përgjithshme” dhe/ose “Mami”.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse të zgjidhni këtë program studimi?
Programi i studimit Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale jepet në një format të përzier (kombinim i lëndëve (të ndara në module) dhe praktikat klinike). Zhvillimi i lëndëve ofrohet në fundjavë në mënyrë intensive dhe studentët u kërkohet të ndjekin leksionet në një kohë të shkurtër dhe të kryejnë praktikat në repartet kirurgjikale për periudha më të gjata (praktika të organizuara në grupe të vogla sipas një grafiku që ofrohet nga departamenti). Ky format i përshtatet shumë studentëve që pa dyshim kanë vështirësi të lirohen nga praktika klinike për të ndjekur leksionet.

Gjatë programit të studimit studentët do të jenë të aftë të fitojnë aftësi dhe njohuri në:
• pregatitjen e sallës operatore dhe tavolinës operatore,
• sterilizimin dhe dezinfektimin e instrumentave kirurgjikale,
• do të njihen me disa nga instrumentat kirurgjikalë,
• pregatitjen pre-, intra- dhe post-operatore të pacientit,
• dhënien e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes dhe në spital,
• zbatimin e terapive specifike sipas urdhërit të mjekut,
• komunikimin brenda etikës profesionale me familjarët, me pacientin,
• shfrytëzimin e literaturës më të fundit,
• përdorimin dhe vendosjen e tubit nazo-gastrik,
• përdorimin e aspiratorit, oksigjeno-terapinë,
• dhënien e likideve sipas përshkrimit të mjekut specialist,
• realizimin e transfuzionit të gjakut izo-grup izo-rhezus dhe të plazmës,
• gjetjen e venave periferike,
• kontrollimin e drenazheve dhe temperaturës,
• pastrimin dhe mjekimin e plagëve post-operatore dhe ato traumatike,
• metodat për të ndaluar hemoragjinë e jashtme
• dhënien e ndihmës së parë në gjendjet e shock-ut,
• njohjen me procedurat kirurjgikale gastro-intestinale, kardio-vaskulare, pediatrike, në problemet dhe kujdesin infermieror në traumat.

Në përfundim të Masterit Profesional studentët do të pajisen me diplomë
pasuniversitare dhe do të jenë të aftë të ofrojë shërbim mjekësor gjatë procedurave rutinë dhe të vështira kirurgjikale. Infermierët kirurgjikalë zakonisht gjënden rreth tavolinave operatore duke ndihmuar kirurgët me procedurën kirurgjikale.