Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility për kryerje praktike në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar dy muaj praktikë në periudhën Shtator-Tetor 2023 në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali. (https://www.ipsantarem.pt)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

·         Bachelor.

Numri i kuotave, fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

 

·         2 (dy) studentë Fakulteti i Biznesit.

Afati i aplikimit: 04 Qershor 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në IP Santarem, Portugali:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze;

–     Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

–     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

 

–     Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 360 Euro shpenzime transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.