Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Rigës në Letoni dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2014-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetet si më poshtë vijon: • mobilitete për studentë për vitin akademik 2024-2025, Semestri i parë. – Fakulteti i Biznesit; – Fakulteti i Teknologji-Informacioni; (Fusha: Shkenca-Kompjuterike; Teknologji- Informacioni Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen vetëm nga Universiteti pritës Kriteret për aplikim: Studentët duhet të kenë: – Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2; – Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD; – Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. Dokumentat që nevojiten për aplikim: – Vërtetim studenti; – Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht); – Kopje e pasaportës; – Letër motivimi në gjuhën angleze; – Fotografi pasaporte, ne formatin JPEG, dërguar elektronikisht. Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, dhe 275 Euro për transportin. Afati i aplikimit është deri më datë 8 Mars 2024.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al