HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MÄLARDALEN, SUEDI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER)

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Mälardalen në Suedi (https://www.mdu.se/en/malardalen-university) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2022-2025, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin e Teknologji-Informacionit: 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•            Bachelor (kohëzgjatja 1 semestër)

•            Master (kohëzgjatja 1 semestër  / 1 vit)

Numri i kuotave:

•      4-8 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

          •      Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Mälardalen, Suedi.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
 
–          Performancë të mirë akademike;
 
–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

 – Vërtetim studenti;

– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

– Listë e kurseve të ndjekura aktualishit (sipas formatit bashkëlidhur firmosur nga Dekani i Fakultetit)
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze
– CV në gjuhën angleze

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 2 Mars 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.