

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN CORDOBA, NË SPANJË.
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)
PËR
FAKULTETIN E BIZNESIT DHE FAKULTETIN E EDUKIMIT.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026 – 2027, në Universitetin Cordoba, Spanjë (https://www.uco.es/internacional/extranjeros/en/about-uco).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat:
– Fakulteti i Edukimit (Profili: Gjuhët e Huaja);
– Fakulteti i Biznesit (Profili: Turizëm, Administrim Biznes, Marketing dhe Shkenca Ekonomike).
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Cordoba, Spanjë.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Cordoba, Spanjë:
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 22 Prill 2026.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.