PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER)
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Koblenz, Gjermani (https://www.hs-koblenz.de/en/home).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave:
• 2 studentë për nivelin bachelor dhe master.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit;
Afati i aplikimit: 2 Nëntor 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Koblenz, Gjermani:
– Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 /muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.