HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN KODOLANYI JANOS, NË HUNGARI

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit të Kodolany Janos në Hungari dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës
për periudhën 2023-2024, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe
master në fakultetet si më poshtë vijon:
•  1 mobilitet për studentë për vitin akademik 2023-2024 Semestri dytë:
 Fakulteti i Biznesit (Fusha: Administrim Biznes; Menaxhim Biznes; Turizëm)
 Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Fusha: Marrëdhënie Ndërkombëtare)
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me
Universitetin pritës, Universitetin Kodolany Janos, Hungari.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
 Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
 Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;
 Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
 Vërtetim studenti;
 Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
 Kopje e pasaportës;
 Letër motivimi në gjuhën angleze;
 Fotografi pasaporte, ne formatin JPEG, dërguar elektronikisht. 
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, dhe 275 Euro për transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 15 Tetor 2023.
 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar
(cc) arbamerhori@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve
me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia,
Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian