Programi i Doktoratës në “Shkenca Edukimi” :
A. Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për t’u përfshirë në Programin e Doktoratës në
Shkenca Edukimi në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Kriteret për pranimin në programin e studimit Doktoratë e dyfishtë në Shkenca Edukimi:
1. Të ketë përfunduar studimet e larta në Fushën e Edukimit ose në fusha relevante me të
2. Të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një
diplomë sipas sistemit 4-vjeçar, apo nga një program studimi të barazvlefshëm, të fituar jashtë
vendit dhe të njohur nga organet kompetente.
3. Të ketë rezultate të larta në secilin nga studimet e ciklit të parë dhe të dytë.
4. Në rastet kur aplikanti ka përfunduar studimet në një universitet të huaj diploma duhet të
jetë e njohur dhe e konvertuar nga MAS.
5. Kandidati duhet të njohë një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht,
frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtarisht
në përputhje me udhëzim nr.10, datë 16.6.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë
3.12.2015, “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, i
ndyshuar. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto
gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. Diploma e fituar në një
program studimi në universitetet polake përbën avantazh.
6. Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i
Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
7. Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të
etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të
rregullave kundër plagjiatures, si edhe të vetëdeklarojë së është në gjendje të zbatojë standardet
shkencore dhe etike.
8. Të paraqesë projekt propozimin individual për kërkimin shkencor.
Shkarkoni dokumentin në PDF për “Dokumentacioni për aplikim” dhe “Fushat kryesore të kërkimit shkencor”
B. Kush mund të aplikojë në Programin e Doktoraturës pranë Fakultetit të Edukimit?
Studimet e doktoratës ofrohen me prioritet për ata persona që e kanë detyrim
ligjor kualifikimin e tyre në nivelin e tretë të studimeve, për shkak të punësimit si personel
akademik në IAL.
Prioritete të shpallura janë:
1. Personel akademik i punësuar me kohë të plotë në:
• Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
• Fakultetet e Edukimit të universiteteve të tjera publike dhe jopublike.
2. Staf akademik me kohë të pjesshme i Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Aleksandër
Moisiu”, Durrës kur është i punësuar me kohë të plotë në një institucion të kërkimit bazë ose të
zbatuar.
3. Punonjës të institucioneve dhe organizatave publike dhe jopublike, që përfshihen në kërkim
bazë ose të zbatuar, aktiviteti i të cilave lidhet me fushat e kërkimit të njësive bazë të Fakultetit të
Edukimit.
4. Punonjës të institucioneve dhe organizatave publike dhe jopublike, që përfshihen në kërkim
bazë ose të zbatuar, aktiviteti i të cilave lidhet me fushat e kërkimit të njësive bazë nga Kosova,
Maqedonia, trojet shqipëtare dhe diaspora apo vende të tjera.