FILLUAN APLIKIMET PËR “FORMIMIN E VAZHDUAR PSIKO-PEDAGOGJI” PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

Për të siguruar cilësi në edukim dhe për të sjellë risi në këtë aspekt, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ju bën me dije se Departamenti i Pedagogjisë, në Fakultetin e Edukimit, UAMD, ofron programin e studimit të formimit të vazhduar “Certifikatë për Formimin Psiko-Pedagogjik”, për vitin akademik 2023-2024.

Ky program, ofrohet për të gjithë ju që keni përfunduar studimet tuaja në programet Bachelor dhe Master në:

* Gjuhë shqipe-Letërsi
* Gjuhë e huaj
* Matematikë
* Fizikë
* Biologji
* Kimi
* Qytetari
* Filozofi
* Histori
* Gjeografi
* Muzikë
* Art pamor
* Kërcim
* Teatër
* Edukim fizik
* Ekonomi
* Teknologji informacioni dhe Komunikimi

Në përfundim të programit të “Formimit Psiko-Pedagogjik”, kohëzgjatja e të cilit është tre muaj dhe përmban 35 kredite, ju do të pajiseni me Certifikatë të licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

🏫Për t’u regjistruar në këtë program ftojmë kandidatët e interesuar të paraqiten pranë sekretarisë mësimore përkatëse, çdo ditë, nga ora 08:30 – 16:00, me dokumentacionin e kërkuar në linkun më poshtë:

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
📧 info@uamd.edu.al
🌐 www.uamd.edu.al

Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit:
📍Lagjja 1, Rruga e Currilave, Durrës ose
📍Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë,
Durrës