Fizioterapi

 

Përshkrimi i Programit:

Kohëzgjatja: 3 vite (180 kredite)
Diploma: Bachelor në Fizioterapi

Qëllimi i përgatitjes së programit “Fizioterapi” është të përgatitë specialistë fizioterapist. Në kuadër të rritjes dhe të përgatitjes për rolin e fizioterapistëve në Qendrat spitalore, kërkohet një rritje në aspektin profesional të kuadrove që do të punojnë në këtë profesion të nderuar dhe të respektuar. Bazuar në këto nevoja, studentët të cilët përfundojnë këtë degë, jo vetëm do të arrijnë të punësohen, por do të ndihmojnë tregun në mbushjen e këtij vakumi. Te diplomuarit në fizioterapi, duke iu referuar diagnozës së mjekut, me kompetencat e tyre, përpunojnë në ekip përkufizimin në programin e rehabilitimit për pacientin, praktikojnë në mënyrë autonome aktivitete terapeutike për riedukimin funksional të paaftësisë motore, psikomotore dhe konjitive, duke përdorur terapitë fizike, manuale, masoterapike, propozojne praktikimin e protezave dhe ndihmesave, stërvisin pacientin në përdorimin e tyre dhe verifikojnë efikasitetin, zhvillojne aktivitete studimore  dhe konsulenca profesionale, zhvillojne aktivitetin profesional në spitale publike ose private, qendra të palestrave, në mënyrë të pavarur.  Të gjitha kurset në kurrikul do të përdorin në mësimdhenie me teknika bashkëkohore të të mësuarit, si dhe shfrytëzim të pajisjeve laboratorike që gjenden pranë Departamentit të Fakultetit të Studimeve Profesionale të UAMD-së.

Eksperimentimi i klipeve audio dhe video mund të jetë një eksperiencë mësimore e fuqishme për studentët. Studentët do të përfshihen në realizimin e projekteve të niveleve të ndryshme.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Objektivat Kryesore të Programit të Fizioterapisë:

  • Përgatitja e specialistëve të aftë për të ofruar kujdes dhe rehabilitim në spitale dhe qendra shëndetësore.
  • Pajisja e studentëve me njohuri në kërkimin shkencor dhe kualifikime të avancuara.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve pozitive me pacientët, duke marrë parasysh komplikacionet psikiatrike.
  • Integrimi dhe bashkëpunimi me figura të tjera profesionale.
  • Njohuri mbi fiziopatologjinë e sistemeve dhe metodologjitë rehabilituese.
  • Formimi i aftësive për parandalim, terapi dhe rehabilitim të sëmundjeve në bashkëpunim me ekipin multiprofesional.
  • Zhvillimi i aftësive për kërkimin e tregut dhe hartimin e strategjive afatgjata.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë mundësish punësimi ofron ky program pas përfundimit?

Në fund të studimeve studentët fitojnë specialitetin e Fizioterapistit. Me këtë diplome mund të punojnë në sektorin privat dhe shtetëror që pasi mbarojnë 3 vitet e bachelor dhe pasi kanë përfunduar provimin e Licensës . Me diplomën e Fizioterapistit , mund të punosh në Shërbimin mjekësor parësor, dytësor e tercial. Duke punuar në :

  • Qëndrat Universitare, 
  • Spitalet Rajonale, 
  • Poliklinikat shtetërore;
  • Ambulancat e lagjes.

Të gjithë studentët që përfundojnë sistemin tre vjeçar për Fizioterapi kanë mundësi për të punuar në tregun Gjerman, si Fizioterapista. Sigurisht pasi përmbushin dhe kriterin e gjuhës Gjermane.

Çfarë përmban programi praktik?

Studentët marrin pjesë në aktivitete praktike në laboratorë dhe qendra shëndetësore, duke zhvilluar aftësitë e tyre në përdorimin e pajisjeve terapeutike dhe aplikimin e metodave rehabilituese.

A ka mundësi për vazhdim të studimeve pas këtij programi?

Po, pas përfundimit të Bachelor-it, studentët mund të vazhdojnë studimet e tyre në nivelin Master për një specializim të mëtejshëm në fizioterapi ose fusha të lidhura.

Cilat janë disa nga objektivat e programit të Fizioterapisë?

  • Edukimi teoriko-praktik i studenteve të fizioterapisë;
  • Njohja me konceptet kryesore mjekësore;
  • Njohja me konceptet dhe metodat kryesore për vlerësimin dhe rehabilitimin e pacientëve të specialiteteve të ndryshme;