- This veprimtari has passed.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Fakulteti i Biznesit, nën udhëheqjen e Dr. Brunilda Licaj dhe Dr. Arlind Kasa, organizoi me sukses një vizitë studimore më 28 tetor 2025 në kuadër të projektit Natura 2000 në rajonin e Prespës. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të mësojnë për ruajtjen dhe menaxhimin e habitatit natyror, duke eksploruar projektet e mbrojtjes së biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në këtë zonë.