Në prill 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një vizitë në një kopsht për studentët e degëve të Edukimit dhe Psikologjisë, me qëllim vëzhgimin dhe aplikimin e teknikave të mësuarit përmes lojës. Ky aktivitet do të fokusohet në rëndësinë e lojës si metodë efektive mësimdhënieje për zhvillimin e aftësive kognitivë, sociale dhe emocionale te fëmijët.
Studentët do të kenë mundësinë të vëzhgojnë se si edukatorët e kopshteve përdorin lojën për të stimuluar kreativitetin dhe të mësuarit e fëmijëve, duke integruar aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive motorike, komunikimin dhe bashkëpunimin. Po ashtu, ata do të mund të aplikojnë disa nga teknikat e mësimit përmes lojës, duke krijuar aktivitete që mund të përdoren në mjedisin e klasës.