Në maj 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një trajnimi për lidershipin në klasa, me fokus në zhvillimin e aftësive udhëheqëse për mësimdhënien e gjuhës angleze. Ky trajnim ka për qëllim të ndihmojë mësuesit dhe studentët e arsimit të zhvillojnë aftësi të fuqishme udhëheqëse, duke u përqendruar në menaxhimin e klasës, motivimin e nxënësve dhe përdorimin e strategjive të ndryshme për të përmirësuar procesin mësimor. Pjesëmarrësit do të mësojnë teknika për të krijuar një mjedis mësimor të qetë dhe produktiv, si dhe për të inkurajuar angazhimin e nxënësve në mësimin e gjuhës angleze.