Në prill 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një seminar praktik me temë “Strategjitë e Mësimdhënies për Përfshirjen e Kompetencave Nderkulturore në Kurrikulën e Gjuhës Angleze”. Ky seminar do të përqendrohet në mënyrat se si mund të integrohen kompetencat nderkulturore në procesin mësimor të gjuhës angleze, duke u fokusuar në rëndësinë e kuptimit dhe respektimit të kulturave të ndryshme në mësimdhënie.
Gjatë këtij seminari, do të diskutohen strategjitë dhe metodat që mund të përdoren për të përfshirë aspekte të kulturave të ndryshme në mësimin e gjuhës angleze. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të zhvillojnë aktivitete dhe materiale mësimore që promovojnë kompetencat nderkulturore dhe si të ndihmojnë studentët të kuptojnë dhe të vlerësojnë diversitetin kulturor përmes gjuhës.