
- This veprimtari has passed.
Më 25 Prill 2025, në kuadër të projektit “Manaxhimi i integruar i mbetjeve urbane në Bashkinë Durrës”, me drejtues Bashkinë Durrës dhe partnerë organizatën “Instituti i Kërkimeve Urbane” dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës; u mbajt një leksion i hapur nga Instituti i Kërkimeve Urbane tek studentët e Infermierisë së Përgjithshme dhe i ftoi ata të ishin pjesë e shkollës verore të eco-klubit të gjelbër, aktivitet njëjavor që do mbahet në Korçë.
Kujtojmë që 2 ditë më parë në kuadër të Ditës së Tokës, më 23 Prill, u organizua aktiviteti Edukimi Mjedisor dhe Riciklim Nr. 28, me studentët e pedagogët e UAMD-së dhe nxënësit e mësuesit e shkollave të Durrësit, nën drejtimin e Rektorit të UAMD-së. Të ardhurat e Riciklimit, prej 120 thasë me shishe plastike u kthyen në gjelbërim për kampusin, 40 jaseminë për të zbukuruar gardhin e kampusit universitetar.
Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, në fund të aktivitetit u ndau vullnetarëve certifikata pjesëmarrjeje dhe duke udhëhequr me shembull në 2 thasë me shishe plastike ndarë në burim-nga shtëpia e UAMD, i ftoi mësuesit e pedagogët ta vazhdonin misionin e Edukimit Qytetar me Veprime kolektive tek Fëmijët e Rinia për Pastrim, Riciklim e Gjelbërim, për të ardhmen e Durrësit, kryeqytet i Turizmit, për Shqipërinë e Zhvillimit, Ekonominë Qarkulluese.