Leksion i hapur me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Z. Skënder Durmishi.

Shkurt 21 @ 10:30 am - 12:30 pm
Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

Një leksion i hapur mbi diplomacinë dhe bashkëpunimin për prosperitet mes Shqipërisë  dhe Kosovës  u zhvillua në EULAB në praninë e Ambasadorit të Republikës së Kosovës, në Shqipëri, Z. Skënder Durmishi.
Ky leksion i hapur u moderua nga Lektore Dr. Mirela Merushaj, nga studentët
Ermir Xhafa, i cili paraqiti një panoramë historike të shtetit të Kosovës dhe Frenklin Elini, që gjithashtu analizoi sistemet politike Shqipëri- Kosovë 🇦🇱 🇪🇺dhe partneritetin strategjik e patriotik mes dy shteteve shqiptare.
Gjithashtu ambasadori Durmishi zhvilloi edhe një takim pune me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Prof. Linert Lirëza ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit akademik dhe institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës .

INSTA POST

Hollësi

Datë:
Shkurt 21
Kohë:
10:30 am - 12:30 pm
sqAlbanian