Urimi nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2024-2025

Nëpërmjet një video mesazhi të ngrohtë dhe inspirues, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) ka shprehur urimet e tij për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Ky mesazh është veçanërisht i rëndësishëm për studentët e rinj që i janë bashkuar familjes së madhe të UAMD.

Më poshtë gjendet fjala e plotë e Rektorit, ku ai ndan premtimin e tij për një përgatitje të plotë akademike dhe profesionale për të gjithë studentët, duke theksuar rëndësinë e formimit intelektual dhe praktik:

Të dashur studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, në emër të gjithë stafit, ju urojmë studime të mbara. Një urim i veçantë shkon për studentët e rinj. Faleminderit që na besuat dhe zgjodhët UAMD, një universitet në rritje me potencial ndërkombëtar.

Si rektor i UAMD-së, ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për t’ju përgatitur si teorikisht ashtu edhe praktikisht, si intelektualë dhe liderë të së ardhmes, profesionistë të aftë për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës.

Suksese të gjithëve!

This will close in 0 seconds

en_USEnglish