Thirrje për shkëmbime të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë me Universitetin e Lodz në Poloni.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron drejtorisë së projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Lodz në Poloni. (https://www.uni.lodz.pl/en/).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  1 (një) për staf administrativ.

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim (12-16 Maj 2025).

Fushat:

·  Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Specifikat lidhur me trajnimin:

·  Prezantim për eksperiencat e deritanishme të projekteve të UAMD;

·  Prezantim për bashkëpunimet mes vendeve te programit Erasmus+ dhe atyre jo të asociuara si dhe mbi procedurat e levizshmërisë së studentëve.

Afati i aplikimit: 10 Dhjetor 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin e Chieti, Pescara në Itali:

–     CV në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër Motivimi.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish