

Më datë 6 maj, ora 12. 30 në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, u zhvillua një Workshop dhe Trajnim në kuadër të Gjuhës digjitale me temë:
ROLI DHE VLERA SHOQËRORE E GJUHËS DIGJITALE.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit në fushën e sociolinguistikës me temë: “Gjuha si veprimtari e specializuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Për një gjuhë të specializuar dhe komunikim të suksesshëm në Fushën e Teknologjisë së Informacionit. Teknika shkrimi dhe komunikimi” dhe ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve (dhe më gjerë) për rëndësinë e një përdorimi cilësor të gjuhës natyrore në bashkëveprim me gjuhën digjitale në kuadër të veprimtarive të ndryshme të jetës njerëzore.
Trajnimi u përqëndrua në disa problematika të përdorimit gjuhësor digjital, si dhe në disa sfida që parashtron fusha e Teknologjisë së Informacionit për përmirësimin dhe zhvillimin gjuhësor. Ky aktivitet u zhvillua gjithashtu edhe në kuadër të interferencave të fuqishme të gjuhës digjitale për transformimin e jetës njerëzore. Disa prej tematikave që u trajtuan konkretisht janë:
Aktiviteti u zhvillua nga përfaqësuesit e këtij projekti, Prof. as. dr. Edlira Troplini Abdurahmani, Departamenti i Gjuhës shqipe (Fakulteti i Edukimit), Dr. Mirela Metushaj, Departamenti i Shkencave Politike (Fakulteti i Shkencave Politike -Juridike), Prof. as. dr. Bitila Shosha, Departamenti i Financë- Kontabilitetit (Fakulteti i Biznesit); Msc. Luiza Lluri, Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detare (Fakulteti i Studimeve profesionale).