Përshkrimi i Programit:
E Drejta Private me disiplinat e saj sot është në një zhvillim dhe evoluim te vazhdueshëm për shkak te kompleksitetit dhe mungesës së traditës mirëfilltë të kësaj disipline në Shqipëri, si edhe mungesës se njohjes akademike të zhvillimeve bashkëkohore të së drejtës private në Bashkimin Evropian. Ky program synon të formojë studentin me njohuri te thelluara mbi zhvillimet bashkëkohore të së drejtës private shqiptare, me një fokus të veçantë, në të drejtën private të Bashkimit Evropian. Studenti në përfundim të studimeve është i aftë të përmbushë funksione të ndryshme: gjyqtar, avokat, noter, jurist në shoqëri tregtare, jurist në shoqëritë shtetërore, jurist në institucione të ndryshme, asistent lektor në programet e studimit të ciklit të parë. Trajtimi i marrëdhënieve juridike private me elementë të huaj ose të rregulluar në më shumë se një legjislacion, në kushtet e krijimit të një zone tregtie të lirë mes BE, Shqipërisë dhe më gjerë. Programi ofron mundësi të shumta punësimi një sektorin privat dhe publik, institutet e ndryshme kërkimore shkencore organizatat dhe sistemin e drejtësisë etj.
Kohëzgjatja: 2 (dy) vite akademike
Kreditet: 120 kredite

Ky program synon të formojë studentin me njohuri të thelluara mbi zhvillimet bashkëkohore të së drejtës private shqiptare, me një fokus të veçantë, në të drejtën private të BE-së.
Pse të zgjedhim Masterin në E Drejtë Private?
Specializim i thelluar në fushën e te drejtes civile
Ky program ofron formim të avancuar në:
Ai përgatit profesionistë me aftësi të larta për analizë juridike, zgjidhje konfliktesh dhe hartim kontratash e dokumentesh ligjore.
I domosdoshëm për karrierë në profesionet juridike
Diploma është shumë e vlerësuar për role si:
Përgatitje për sfidat e ekonomisë moderne dhe integrimit europian
Në një kontekst ku marrëdhëniet private dhe kontraktore po bëhen gjithnjë më komplekse, ky program jep njohuri në përputhje me zhvillimet moderne dhe standardet e BE-së.
Bazë për studime të mëtejshme ose doktoratë
Masteri në të Drejtë Private është një hap i natyrshëm për ata që synojnë:
Kujt i përshtatet?
Studentëve dhe profesionistëve që duan të:
Masteri në të Drejtë Private nuk është thjesht një zgjedhje akademike – por një investim strategjik në karrierën tënde.
Zgjidhe sot dhe bëhu jurist i kërkuar nesër!