Master Profesional

Drejtimi i SME-ve

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Master Profesional në Drejtimin e ndërmarrjve të vogla dhe të mesme ka si qëllim të specializojë studentët në drejtimin e SME-ve. Ky program ofron njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për të menaxhuar në mënyrë të suksesshme këto ndërmarrje dhe për të qënë punonjës i tyre. Ky program ka një kurrikul e cila i vjen në ndihmë studentëve për t’u formuar profesionalisht. Kjo kurrikul është e hartuar në bashkëpunim me bizneset. Qëllimi kryesor i këtij programi studimi është të nxisë studentët të krijojnë kompanitë e tyre dhe t’i drejtojnë ato në mënyrë të suksesshme.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Master Profesional në “Drejtimin e Biznesit të vogël dhe të mesëm”, është të aftësojë studentët teorikisht dhe praktisht në fushën e drejtimit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ky program studimi është projektuar për:

  • Nxitjen e aftësive kreative të studentëve në krijimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
  • Zhvillimin e aftësive teorike dhe praktike në krijimin e kompanive të reja.
  • Krijimin e kapaciteteve tek punonjësit e kompanive të vogla dhe të mesme.
  • Zhvillimin e aftësive komunikuese dhe aftësisë për të drejtuar ndërmarrjet drejt suksesit.
  • Të formuar profesionistë të mirëfilltë në menaxhimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke filluar që nga komunikimi deri në funksione të tjera menaxheriale si logjistika, menaxhimi i shërbimeve, etj.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që ata të të kenë mundësi punësimi në sektorin e  ndërmarjeve të vogla dhe të mesme. Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen edhe si konsulentë në fushën e drejtimit të biznesit të vogël dhe të mesëm, si për shembull në institucionet bankare apo institucionet shtetërore që krijojnë politikat për këtë kategori biznesi. Studentët të cilët përfundojnë këtë cikël studimesh mund të vetëpunësohen ose të jenë të punësuar në sektorë të ndryshëm, si industria e turizmit, në sektorin bankar, në edukim, etj. Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi u ofron studentëve mundësi studime të mëtejshme në Master shkencor.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian