Pse të ndjekësh këtë program?
E sheh veten si pjesë e zhvillimit të destinacioneve turistike të qëndrueshme?
Dëshiron të ndikosh në mënyrën se si politikat publike udhëheqin zhvillimin
ekonomik përmes turizmit? Ky program Master është projektuar për ty që kërkon
të kombinosh pasionin për turizmin me një karrierë profesionale në administratën
publike!
Kohëzgjatja: 1 (një) vit akademik
Kreditet: 60 kredite
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MP Drejtim Turizmi”
Objektivat dhe përmbajtja e shkurtër e programit:
1. Zhvillimi i aftësive për hartimin dhe zbatimin e politikave publike në fushën
e turizmit, në nivel vendor dhe qendror, duke u fokusuar në qasjen e
zhvillimit të qëndrueshëm.
2. Formimi i specialistëve të aftë në planifikimin strategjik dhe menaxhimin
efikas të destinacioneve turistike, në përputhje me kërkesat e tregut dhe
potencialet lokale.
3. Thellimi i njohurive mbi strukturat institucionale dhe ligjore që rregullojnë
administrimin publik dhe zhvillimin e sektorit turistik, me theks në rolin
ndërinstitucional dhe bashkëpunimet ndërsektoriale.
4. Nxitja e angazhimit praktik përmes analizave të rasteve konkrete, projekteve
zhvillimore dhe bashkëpunimeve me institucione lokale dhe ndërkombëtare,
që lidhin teorinë me aplikimet reale në fushën e turizmit.
Pikat kryesore të programit
Ky program master ofron një ndërthurje unike midis administrimit publik dhe menaxhimit të sektorit të turizmit, me fokus të veçantë te zhvillimi i qëndrueshëm dhe efikas i politikave turistike. Synimi i tij është të përgatisë profesionistë të aftë për të hartuar, zbatuar dhe administruar strategji zhvillimi në fushën e turizmit në nivel lokal dhe qendror.
Studentët pajisen me njohuri të avancuara mbi strukturat institucionale, planifikimin dhe menaxhimin e destinacioneve turistike, si dhe mbi politikat publike që mbështesin rritjen e qëndrueshme të këtij sektori. Vendndodhja e universitetit pranë zonave me potencial të lartë turistik u jep studentëve mundësinë të përfshihen në analiza reale, projekte zhvillimi dhe bashkëpunime institucionale që lidhin teorinë me praktikën.
Mundësitë e punësimit
Drejtori turizmi në bashki dhe qarqe, zyra për zhvillimin ekonomik dhe turistik, projekte turistike të financuara nga BE, dhe organizata apo agjensi kombëtare e ndërkombëtare në fushën e turizmit të qëndrueshëm, projekte për zhvillimin e destinacioneve turistike, rurale, kulturore apo bregdetare, konsulencë në sektorin publik e privat, qëndra kërkimore dhe mësimdhënie mbi politikat e turizmit, analist për strategjitë kombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm në turizëm.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…