Profili Kulturor dhe Profesional i Studentit në Përfundim të Programit të Doktoraturës
Misioni i Doktoraturës në Administrim Publik është të sigurojë studime të thelluara dhe të avancuara në teorinë dhe kërkimin shkencor në fushën e Administrimit Publik, duke përgatitur studentët për avancim akademik, kërkimor dhe një karrierë të avancuar profesionale.
Përfundimi me sukses i gradës Doktor në Administrim Publik kërkon nga çdo doktorant të zhvillojë një marrëdhënie të thelluar dhe të sofistikuar me dijen, duke ndërtuar një identitet të qartë intelektual. Gjatë programit, doktorantët ekspozohen ndaj bazave ontologjike dhe epistemologjike të dijes, duke punuar në një mjedis akademik të hapur dhe bashkëpunues, ku analizohen dhe ndahen terma, ide dhe kompetenca në Administrimin Publik me një qasje shkencore dhe krijuese.
Në përfundim të studimeve, doktorantët janë të aftë të identifikojnë dhe zhvillojnë një traditë specifike të kërkimit shkencor, si dhe të përdorin metoda kërkimore të përputhshme me angazhimet e tyre akademike dhe profesionale. Ky program krijon mundësinë për të ndërtuar një identitet të dallueshëm intelektual, i cili është thelbësor për përfshirjen dhe kontributin në sektorin publik.
Qëllimi i Doktoraturës
Ky program i doktoraturës në Administrim Publik u ofron doktorantëve mundësinë të shohin ndikimin e kërkimit të tyre jo vetëm në zhvillimin e dijes akademike, por edhe në përmirësimin e praktikave të administratës publike, duke shërbyer si një urë lidhëse mes teorisë dhe zbatimit praktik.
Studime të thelluara dhe të avancuara në teorinë dhe në kërkimin shkencor në fushat e Administrimit Publik, për t’i përgatitur studentët për avancim akademik, kërkimor si dhe karrierë të pasur profesionale.
Njohuritë dhe Kompetencat e Studentëve në Përfundim të Programit të Doktoraturës në Administrim Publik
Në përfundim të Doktoraturës në Administrim Publik, Doktori i Shkencave në Administrim Publik është i aftë të:
Mundësitë e Karrierës për të Diplomuarit
Programi Doktoraturë në Administrim Publik përgatit profesionistë për një karrierë të avancuar në:
Rëndësia e Programit në Tregun e Punës
Në një kohë kur qeveritë dhe organizatat kërkojnë të menaxhojnë burimet në mënyrë më efikase, ekspertët e administrimit publik janë gjithnjë më të kërkuar.
Ky program u ofron doktorantëve ekspertizë të avancuar në qeverisjen qendrore dhe vendore, si dhe në zhvillimin dhe rregullimin e politikave publike. Duke kombinuar aspektin teorik dhe aplikativ, programi përgatit individë për rol administrative dhe drejtuese në sektorin publik, privat dhe atë jo-fitimprurës.
Të diplomuarit në Doktoraturën në Administrim Publik janë të aftë për:
Ky program ofron një bazë të fortë akademike dhe praktike, duke krijuar mundësi të shumta për punësim dhe zhvillim profesional në sektorët kyç të administrimit publik.
This will close in 0 seconds