Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën synon të krijojë një urë lidhëse midis teorisë akademike dhe përvojës praktike, duke përgatitur studentët me aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Përmes një qasjeje inovative dhe ndërdisiplinore, departamenti ofron programe studimore që ndërthurin mësimin në auditor me përvojën në terren, duke u fokusuar në praktikat profesionale, projektet reale dhe bashkëpunimin me industrinë. Qëllimi kryesor është zhvillimi i kompetencave profesionale dhe përgatitja e studentëve për sfidat e tregut të punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Programet e Studimit

Menaxhimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Bachelor

Menaxhim Hoteleri Turizëm pranë DESTIP

Bachelor

Stafi:

Dr. Iris Dhamo

Lindi në Durrës, më 07.09.1989. Përfundoi studimet e larta universitare në Tetor 2013, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Carlo Bò, Urbino, Itali. Në Tetor 2014 kaloi provimin pranë Ministrisë së Drejtesisë duke fituar titullin Përkthyese Ligjore e Gjuhës Italiane. Përfundon në Korrik 2017 studimet doktorale pranë Shkollës së Doktoraturës, Universiteti Europian i Tiranës (UET), në Shkenca Juridike me Profil E drejtë Ndërkombëtare me disertacionin me temë “Statusi i subjektit pasiv në kuadër të lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian”. Prej Tetorit të vitit 2018 është lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktualisht është Përgjegjëse e Departamentit të Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale. Pjesëmarrëse e një sërë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh në fushën juridike, si dhe autore e artikujve shkencorë të publikuar në revista shkencore brënda dhe jashtë vëndit.

PhD Candidate Ada Gashi

Ada Gashi ka lindur në Durrës më 21.07.1993. Ajo perfundoi studimet në Fakultetin e Drejtesisë, Universiteti i Tiranës, dega Drejtësi në vitin 2012-20215, si dhe ka perfunduar ciklin e dytë të studimeve në Master i Shkencave në e Drejtë Penale 2015-2017, në vijim ka kryer shkollën e avokatisë, si dhe trajnimin e ndërmjetësit. Ka nisur marrëdheniet e punes me Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës që prej Korrik 2016 ku ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Koordinimit në Rektorat, dhe më pas prej nentorit të 2022 si lektore me kohe të plotë pranë Departamentit te Studimeve te Integruara me Praktikën. Gjate kësaj kohe kryen detyra administrative si asistente e Bordit të Administrimit, Kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, gjithashtu  eshte pjese e grupeve të punës të ngritura në nivel departamenti dhe fakulteti. Eshte pjesemarrese e konferencave kombetare e ndërkombetare ku ka bere publikime te vazhdueshme.

Dr. Luljeta Hasani

Luljeta Hasani lindur në Fushë Arrëz me 18.12.1976. U diplomua në Universitetin Aleksandër Xhuvani Elbasan  në vitet 2003- 2007 në degën e mësuesisë për lëndët  Histori- Gjeografi. Në vitin 2009 – 2011 ka vazhduar studimet  e nivelet të dytë Master i Shkencave në Trashëgimi Kulturore.  Gjate vitit 2009 është certifikuar në Universitetin e Pissa Itali në çështjet e Rikualifikimit urban. Gjatë 2010 është certifikuar në Universitetin e Barcelonës ETSTAB( Spanjë) për çështje të rikualifikimit urban që lidhen me trashëgimine kulturore. Në vitin 2017  ka mbrojtur gradën shkencore Doktor i Shkencave drejtimi Shkenca Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ka mbaruar studimet  pasuniversitare  pranë Akademisë Profesionale ‘ Elita Politike” duke i certifikuar  si “Njohëse e Politikave”, “Lider  i Ri””, Elitë Politike”,  gjithashtu ka mbaruar dhe është certifikuar në kursin “ Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” pranë  Akademisë Diplomatike Shqiptare.Ka realizuar pjesmarrje dhe botime ( libër me temë” Ndikimi i elitës politike në ndërtimin e marrëdhënieve shtet shoqëri gjatë tranzicionit”) si dhe një sërë artikujsh shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, Itali, Maqedoni Kosovë etj. Ështe njohëse e gjuheve Italiane, angleze .Ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie si lektore pranë  UAMD Durrës nga viti 2015.  Gjithashtu ka marrë pjesë në disa kurse trajnimi për të Drejtat e Njeriut, publicistikë dhe Lidership, duke u angazhuar me artikuj të ndryshem të spekterit kulturor dhe  historik.

PhD Candidate Gerta Petriti

Greta Petriti ka lindur në Korçë më 30.07.1997.  Ajo përfundoi studimet e larta universitare në 2018, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Dega Drejtësi. Në vitin 2020 përfundoi studimet e ciklit të dytë Master në të Drejtë Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vijim ka kryer dhe shkollën e avokatisë. Greta Petriti, prej Shkurtit të vitit 2022, është asistent lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjate kësaj periudhe kohore, ka lektoruar lëndë në fushën e drejtësisë. Pjesëmarrëse e një sërë aktivitetesh si dhe autore e artikujve shkencorë të publikuar në revista shkencore brënda dhe jashtë vëndit. Aktualisht është në vitin e dytë të studimeve doktorale në të Prejtë Publike pranë Shkollës së Doktoratës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës në një program dual studimi të ciklit te tret n bashkpunim me Universitetin “Tor Vergata” Romë. Gjithashtu, Greta Petriti ka punuar disa vite si asistent avokate prane një studio ligjore dhe si menaxhere projekti pranë Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë.

PhD Candidate Eduina Maksuti

Eduina Maksuti mban pozicionin e asistent lektores me kohë të plotë në Universitetin Aleksandër Moisiu, Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën. Ajo ka një Diplomë Bachelor në Menaxhim nga Universiteti i Ankarasë, Turqi, dhe një Diplomë Master të Nivelit të Dytë në “Menaxhim Biznesi” në Universitetin Epoka, Shqipëri. Aktualisht, ajo është doktorante në Universitetin Aleksandër Moisiu, Shqipëri, Fakulteti i Biznesit.
Përvoja e saj e punës përfshin mësimdhënie në nivel Bachelor të lëndëve si “Bazat e marketingut”, “Sjellje organizative”, “Aftësi komunikimi” etj. Përveç angazhimeve akademike, ajo ka qenë anëtare aktive e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Koordinatore e Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kolegjin Universitar “Bedër”.

Dr. Evelina Lusha

Dr. Evelina Lusha është pedagoge e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër
Moisiu” Durrës, ku është pjesë e Departamentit Destip (Departamenti i Studimeve të
Integruara me Praktikën). Ajo ka doktoraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në
fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe një Master të Nivelit të Dytë në Marrëdhënie
Ndërkombëtare. Me një përvojë të pasur akademike dhe kërkimore, Dr. Lusha ka
kontribuar në studime mbi ekonominë e gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm dhe
menaxhimin e burimeve natyrore. Ajo ka qenë pjesë e projekteve shkencore
ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj në revista akademike prestigjioze mbi
gjeopolitikën, sigurinë kombëtare dhe ndikimin e teknologjisë në zhvillimin
ekonomik.Përveç angazhimit akademik, Dr. Lusha ka një përvojë të gjerë në edukim
dhe menaxhim, duke shërbyer si drejtuese dhe pjesëmarrëse në projekte
ndërkombëtare për inovacion në arsim, turizëm të qëndrueshëm dhe zhvillim
ekonomik. Ajo është folëse e rregullt në konferenca shkencore dhe ka një rrjet të gjerë bashkëpunimi me
institucione të arsimit të lartë dhe organizata kërkimore brenda dhe jashtë vendit.
Fushat e saj kryesore të interesit përfshijnë:
 Menaxhimin e SME-ve dhe zhvillimin e politikave mbështetëse
 Rolin e ekonomisë së gjelbër dhe turizmit të qëndrueshëm
 Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë ekonomike
 Inovacionin në marketing dhe ndikimin e teknologjisë në biznes
Nëpërmjet punës së saj, ajo synon të kontribuojë në avancimin e kërkimit shkencor dhe edukimin e brezave të
rinj për një qasje më inovative dhe të qëndrueshme në zhvillimin ekonomik dhe ndërkombëtar.

PhD Candidate Andela Petraj

Andela Petraj është lektore e brendshme pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën. Ajo zotëron dy diploma universitare, të Universitetit të Tiranës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Drejtesisë. Në vitin 2012 përfundon studimet pas universitare Master Shkencor në “Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Aktualisht, ajo është në vitin e dytë të studimeve doktorale në “E drejtë publike” pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike, UAMD. Pjesëmarrëse e një sërë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me universitete dhe profesorë të huaj në fushën e shkencave sociale e juridike, si dhe autore e artikujve shkencorë të publikuar në revista shkencore brënda dhe jashtë vëndit. Ndër eksperiencat profesionale mund të rendisim kontributin e dhënë pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës ku ka punuar si specialiste ligjore për 6 vite, deri në vitin 2021 kur ju bashkua stafit akademik të UAMD.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian