Departamenti i Sociologjisë

Përshkrimi i Departamentit të Sociologjisë

Departamenti i Sociologjisë është një prej gjashtë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit dhe
përbëhet nga dhjetë anëtarë. Misioni i Departamentit të Sociologjisë, bazuar edhe në Statutin e
Universitetit “Aleksandër Moisiu”, është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë dijet me anën e
mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Departamenti i Sociologjisë, bazuar në
programe mësimore bashkëkohore, synon të formojë dhe të përgatisë studiues të rinj të fushës së
sociologjisë , të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës. Misioni lidhet gjithashtu, me
garantimin e cilësisë dhe plotësimin e standardeve akademike; me nxitjen, mbështetjen dhe
zhvillimin e aktivitetit shkencor të pedagogëve.
Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit
shkencor, Departamenti i Sociologjisë udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të
karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në të dy Ciklet e
Studimit – Bachelor dhe Master.

Stafi akademik i Departmentit të Sociologjisë i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke
lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore
(kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore, organizimin e Konferencave
Shkencore(kombëtare dhe ndërkombëtare),si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e
Grada Shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Sociologjisë është puna intensive dhe e
përgjegjshmenë të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit
vendas.

Programet e Studimit

Filozofi-Sociologji

Bachelor

Shërbime Sociale dhe Komunitare

Master Profesional

Stafi: