Departamenti i Menaxhimit është një nga departamentet kryesore të Fakultetit të Biznesit pranë Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, i fokusuar në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve në fushën e menaxhimit, administrimit të biznesit, sipërmarrjes dhe drejtimit të organizatave moderne.
Departamenti synon të formojë profesionistë dhe drejtues të aftë për të përballuar sfidat e tregut bashkëkohor, duke kombinuar njohuritë teorike me praktikat moderne të menaxhimit, inovacionit dhe zhvillimit të biznesit. Programet e studimit janë të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore akademike dhe të orientuara drejt zhvillimit të aftësive menaxheriale, analitike dhe sipërmarrëse të studentëve.
Prof.As.Dr. Denada Liça është pedagoge me përvojë të gjerë në fushën e biznesit dhe menaxhimit që nga viti 2013. Aktualisht mban pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Menaxhimit pranë Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku lektoron lëndë si Biznes Ndërkombëtar, Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe Sipërmarrje.
Denada Liça ka një formim të thelluar akademik, duke përfshirë doktoraturë në “Menaxhim” nga Universiteti i Padovës, Bachelor dhe Master në “Ekonomi” dega “Menaxhim” nga Universiteti “La Sapienza”, Romë, Itali. Përmes hulumtimeve të saj, ajo është fokusuar në tema të rëndësishme si ndërkombëtarizimi i biznesit, strategjitë menaxheriale, sipërmarrja dhe inovacioni etj.
Ajo ka marrë pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë mbi temat e saj të interesit. Përveç kësaj, Denada Liça ka bashkëpunuar në projekte që mbështesin sipërmarrjen, inovacionin dhe ekonominë qarkulluese, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për çështje mjedisore dhe përgjegjësinë sociale në biznes. Ajo gjithashtu është angazhuar në projekte të ndryshme të financuara nga BE-ja që synojnë përmirësimin e metodologjive të edukimit dhe fuqizimin e sipërmarrjes femërore.
Aftësitë e saj përfshijnë menaxhimin e projekteve, koordinimin akademik, dhe përgatitjen e programeve mësimore. Denada Liça zotëron gjithashtu gjuhët angleze dhe italiane në nivel të shkëlqyer dhe ka aftësi të mira teknike në programet financiare dhe të menaxhimit.
denadalica@uamd.edu.al
Prof.Dr. Bajram Korsita ka mbaruar studimet universitare pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës “Ekonomist Industrie” (1083-1987). Studimet pasuniversitare (SHPU) I ka kryer në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës (2000) e barazvlefshme me Master Shkencor në Administrim Biznes. Ka realizuar mësimdhënie në Kosovë dhe në Universitetin e Europës Juglindore /SHTUL), Tetovë dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Gëzon eksperiencë në profesion dhe drejtim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Mbulon rolin e konsulentit në projekte të Bankës Botërore, të KFW dhe em kompaninë GFA, Gjermani. Aktualisht, është lektor me kohë të plotë (2012-vazhdim), pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe mbulon lëndë si “Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit”, “Logjistikë” dhe “Menaxhimi i Operacioneve”.
bajramkorsita@uamd.edu.al
bajramkorsita@yahoo.com
Doktore në Menaxhim (1997), diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Është specializuar në menaxhimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në Universitetin e Uashingtonit, Seattle, SHBA, si dhe në universitete të tjera në Francë, Portugali dhe Gjermani.
Gjatë periudhës 1992-2000 ka qenë pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës. Nga viti 2000 deri në vitin 2010 ka qenë e angazhuar në drejtimin e lartë të disa prej bizneseve më të rëndësishme në Shqipëri. Në periudhën 2010 – tetor 2022 ka ushtruar detyrën e pedagoges në fushën e Menaxhimit në Universitetin Europian të Tiranës (UET).
Është autore e një sërë botimesh shkencore në revista prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, të fokusuara në sipërmarrje, edukimin sipërmarrës, lidershipin në arsimin e lartë dhe fusha të tjera të lidhura me menaxhimin. Ka iniciuar dhe koordinuar projekte që forcojnë lidhjet ndërmjet universitetit dhe biznesit, ka organizuar konkurse për ide dhe plane biznesi, ka bashkëpunuar ngushtë me Dhomat e Tregtisë për promovimin e kulturës sipërmarrëse në universitet, si dhe ka qenë pjesë e projekteve evropiane në fushën e sipërmarrjes, inovacionit dhe, së fundmi, turizmit.
Në periudhën prill 2018 – mars 2019 ka mbajtur detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut në UET. Nga prilli 2019 deri në nëntor 2020 ka qenë Zëvendësrektore e UET për Zhvillimin Institucional dhe Studentët.
Që nga nëntori i vitit 2020 është anëtare e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit. Që nga nëntori i vitit 2022 mban titullin Profesor dhe është pjesë e Departamentit të Menaxhimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ku fokusohet veçanërisht në hartimin dhe koordinimin e projekteve kombëtare të kërkimit shkencor dhe projekteve evropiane.
eqosja@yahoo.com
Prof.As.Dr. Silvana Gashi është lektore (2019-në vijim) në fushën e ekonomisë së biznesit dhe inxhinierisë mjedisore, aktualisht mban gjithashtu detyrën Zv. Dekan Mësimor në Fakultetin e Biznesit,Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në këtë rol, ajo menaxhon dhe koordinon proceset e edukimit dhe akreditimit, duke siguruar që puna në fakultet të jetë në përputhje me standardet akademike dhe administrative.
Ajo ka një përvojë të gjatë si lektore e ekonomisë dhe menaxhimit, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të studentëve të saj në nivel të lartë. Më parë, ka punuar si drejtues buxheti në Bashkinë e Durrësit, ku mbulonte, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit për institucionet dhe ndërmarrjet e varësisë.
Përvoja e saj e gjerë përfshin gjithashtu role si ekonomiste, drejtues dhe auditues i brendshëm në sektorin publik, si dhe eksperte e vlerësimit të ndikimit mjedisor.
Akademikisht, Prof.As.Dr. Gashi ka përfunduar doktoraturën në Shkencat Ekonomike në UNS, me temën “Decentralizimi Fiskal dhe Administrativ në Republikën e Shqipërisë. Rast Studimor Bashkia Durrës”.
Ajo ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë artikujsh mbi tema që përfshijnë decentralizimin, menaxhimin strategjik, ekonominë qarkulluese dhe ndikimin e emigracionit në zhvillimin e qëndrueshëm.
Prof.As.Dr. Gashi zotëron aftësi të larta në menaxhimin e projekteve dhe ka një qasje të përkushtuar ndaj mësimdhënies dhe zhvillimit të bashkëpunimit akademik.
silvanagashi@uamd.edu.al
Prof.As.Dr. Sanie Doda është një akademike dhe profesioniste me përvojë, me një karrierë që përfshin mbi tre dekada. Ajo zotëron titullin Profesor i Asociuar dhe Doktor Shkencash në Financë dhe Kontabilitet nga Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ku shërben gjithashtu si lektore. Karriera e saj profesionale filloi në vitin 1988 si ekonomiste, dhe që atëherë ka mbajtur pozicione kyçe, duke përfshirë Zëvendës Drejtore të një shkolle të mesme dhe këshilltare në Bashkinë e Durrësit. Ajo është gjithashtu autore disa punimeve shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej të cilave të indeksuara në Scopus. Prof.As.Dr. Sanie zotëron gjuhët anglisht dhe italisht dhe ka kontribuar ndjeshëm në sektorët akademik dhe administratën publike. Ajo është pjesë aktive e komisioneve akademike dhe ka shkruar disa burime edukative, përfshirë një libër mbi menaxhimin e burimeve njerëzore.
sanijedoda@yahoo.com,
saniedoda@uamd.edu.al
Prof.As.Dr. Ulpian Hoti është pedagog dhe kërkues shkencor në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku ushtron veprimtarinë e tij akademike që prej vitit 2018. Ai mban titullin Profesor i Asociuar dhe është Doktor në Shkencat Ekonomike, me fokus kërkimor në menaxhimin e biznesit dhe menaxhimin e turizmit.
Me një përvojë të gjatë profesionale në administrimin universitar dhe mësimdhënie, Prof.As.Dr. Ulpian Hoti ka shërbyer më parë si Kancelar i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës gjatë periudhës 2006-2017, duke kontribuar në zhvillimin institucional të universitetit. Në aktivitetin e tij akademik ai zhvillon lëndë në fushën e menaxhimit, përfshirë Bazat e Menaxhimit, Bazat e Biznesit, Menaxhimin e Performancës dhe Qëndrueshmërinë e Korporatave.
Veprimtaria e tij shkencore përfshin pjesëmarrjen në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe botimin e artikujve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Interesat e tij kërkimore fokusohen në menaxhimin e biznesit, administrimin publik, menaxhimin e turizmit dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal. Krahas angazhimit akademik, ai zotëron aftësi të spikatura organizative, drejtuese dhe të punës në grup, të mbështetura nga një përvojë e konsoliduar në arsimin e lartë dhe administrimin universitar.
ulpianhoti@uamd.edu.al
ulpian.hoti@yahoo.com
Dr. Bislim Ahmetaj është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakultetit të Biznesit që nga viti 2014. Përgjatë këtyre viteve ka mbuluar kryesisht lëndët e Drejtimit të Burimeve Njerëzore, ku është bashkë-autore i një cikli leksionesh të miratuara nga Departamenti i Menaxhimit.
Ai është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, (2006) aty ku edhe ka kryer studimet e thelluara MSc (2008) dhe ka marrë Titullin Doktor i Shkencave (2013) në fushën e ekonomisë.
Më parë ka kryer detyra të ndryshme në administratën e lartë të shtetit shqiptarë. Ka qënë lektor i ftuar në disa universitete publike dhe private si në Universitetin e Tiranës, (Fakulteti Ekonomik), Albanian University, Wisdom University, Universiteti “Luarasi”.
Dr. Bislim Ahmetaj është autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu ai ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore rajonale dhe ndërkombëtare.
Dr. Bislim Ahmetaj është poet dhe shkrimtar i afirmuar.
bislimahmetaj@uamd.edu.al
ahmetajb@hotmail.com
Dr.Erisa Musabelli është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që prej vitit 2011. Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (2008), Master Shkencor në Administrim i Ndërmarrjeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ka fituar titullin Doktor i Shkencave pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (2019).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e specialistes së departamentit të dëmeve pranë kompanisë së Sigurimeve Sigal si dhe ka ushtruar profesione të tjera publike si lektore e jashtme në disa universitete.
Ajo ka qënë pjesë e programeve Erasmus +, në kuadër të shkëmbimeve të eksperiencës akademike ndërmjet UAMD dhe universiteteve të tjera të ndryshme.
Dr.Erisa Musabelli është kërkuese shkencore, pjemarrëse në konferenca kombëtare/ndërkombëtare si dhe ka bërë publikime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit si edhe në trajnime të ndryshme të realizuara në fushën e biznesit.
erisamusabelliu@uamd.edu.al
Dr. Juliana Osmani është lektore pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit (UAMD), që prej vitit 2008. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në degën Administrim Biznesi, profili Menaxhim.
Në vitin 2007 ka përfunduar studimet në Ciklin e Dytë, Master Shkencor në “Menaxhim Biznesi”, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Pisa-s.
Në vitin 2015 ka marrë gradën Doktor i Shkencave në Menaxhim Biznesi, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Pisa-s.
Më parë ajo ka shërbyer në pozicione të ndryshme në sektorin privat si psh. analiste kredie pranë Bankës Credins, asistente në hartimin e buxhetit dhe monitorimin e tij pranë Tioxide Europe s.r.l etj.
Dr. Juliana Osmani është autore e tekstit “Vendimmarrja organizative” (2017) dhe e më shumë se 20 artikujve shkencorë botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare apo prezantuar në konferenca ndërkombëtare organizuar brenda dhe jashtë vendit. Interesat e saj kërkimore konsistojnë kryesisht në fushën e vendimmarrjes menaxheriale dhe menaxhimit strategjik.
juli_osmani@yahoo.it
julianaosmani@uamd.edu.al
Dr. Luftim Cania është lektor me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës prej vitit 2015 dhe në vitin 2013 ka qenë i angazhuar me kohë të pjesshme pranë Departamenntit të Menaxhimit, UAMD. Ai ka mbajtur edhe postin e Zv. Dekanit për Kërkimin Shkencor në periudhën nëntor 2018 – shtator 2020. Më herët Dr. Cania ka qenë pjesë IAL private, ku edhe ka mbajtur poste drejtuese si e Përgjegjësit të Departamentit dhe Zv. Dekanit. Është angazhuar me kohë të pjesshme në IAL publike. Po ashtu, ai ka punuar në sektorin privat në pozicione pune të profilit financiar dhe menaxherial.
Ai zotëron një diplomë nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan në Profilin e Menaxhimit dhe është doktoruar në Universitetin Europian të Tiranës (Doktoratë në Shkenca Ekonomike, Profili Menaxhim. Tema e dizertacionit: Menaxhimi i talenteve në kushtet e krizave ekonomike).
Dr. Cania është autor dhe bashkautor i më shumë se 30 publikimeve në revista shkencore, konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Fusha e kërkimit të tij është e përqendruar në lëmin e menaxhimit dhe kryesisht në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
luftimcania@yahoo.com,
luftimcania@uamd.edu.al
Dr. Mario Gjoni është një kontabilist i miratuar dhe pedagog në universitet me mbi 15 vjet përvojë në fushën e mësimdhënies dhe kontabilitetit. Është diplomuar me rezultate te shkëlqyera nga Universiteti i Tirane UT ne degën Administrim Biznesi ne 2009. Mban titullin e Masterit Shkencor në Banke Finance nga Universiteti Epoka ne 2011 dhe gradën Doktor Shkencash ne Universitetin e Tiranës ne 2020. Ai është anëtar dhe përfaqësues i asamblesë se anëtarëve te IKM, Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.
Si pedagog me kohe te plote, ai është përkushtuar në edukimin e brezave të rinj te menaxhereve dhe financierëve, duke ndarë njohuritë dhe përvojat e tij praktike nëpërmjet kurseve dhe leksioneve ne UAMD, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës. Fokusi i kërkimit shkencor është menaxhimi i qëndrueshëm, burimet njerëzore ne epokën e AI, Menaxhimi i Shërbimeve dhe është bashkë autor i ciklit te leksioneve Menaxhimi i Shërbimeve. Ka marre pjese ne konferenca dhe artikujt ndërkombëtarë ne Evropë, USA, Kanada etj.
mariogjoni@gmail.com
mariogjoni@uamd.edu.al
Oliana Sula është pjesë e Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Mosiu” Durrës që prej tetorit të vitit 2013, ku lektoron lëndët “Etika e Biznesit”, “Komunikimi në Biznes” dhe “Menaxhimi i Operacioneve”. Ka marrë gradën Doktor i Shkencave në Menaxhim në vitin 2020 në Estonian Business School, Tallinn, Estoni. Formimi i saj i mëparshëm akademik është në Francë, përkatësisht me Master i Shkencave në Menaxhim Ndërkombëtar pranë IAE Lyon III, Université “Jean Moulin” Lyon III, Lyon,Francë si edhe Bachelor në Shkenca Ekonomike dhe të Menaxhimit, Université Lyon Lumière Lyon II, Lyon,Francë.
Interesat e saj kërkimorë janë sipërmarrja rinore, sipërmarrja femërore,fuqizimi i femrave në biznes, aftësimi digjital, transformimi digjital i biznesit, zhvillimi i qëndrueshëm, përgjegjësia sociale e biznesit dhe etika e konsumit . Është autore dhe bashkëautore në revista shkencore ndërkombëtare si edhe pjesmarrëse në konferenca shkencore ndërkombëtare. Ka eksperiencë ndërkombëtare në mësimdhënie në Estoni, Spanjë dhe Francë si edhe është aftësuar edhe nga trajnimet e Erasmus+ staff exchange në Gjermani, Spanjë dhe Rumani. Ka patur mundësinë të shkëmbejë eksperienca kërkimore në Spanjë e Argjentinë. Ka ofruar ekspertizën e saj në projekte kombëtare e ndërkombëtare të financuar nga donatorë vendas dhe të huaj si UAMD, Angjensia Universitare e Frankofonisë dhe Bashkimi Evropian. Zotëron në nivel të shkëlqyer gjuhën franceze, gjuhën angleze, gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane dhe ka nocione të gjuhës portugeze.
olianasula@uamd.edu.al
olianasula@gmail.com
Dr. Valbona Mehmeti ofron ekspertizën e saj në disiplina të ndryshme të fushës së menaxhimit të biznesit, duke u fokusuar veçanërisht tek Menaxhimi Ndërkulturor, Planifikim Biznesi dhe Start UP etj. Ajo është autore dhe bashkëautore e teksteve dhe artikujve të ndryshëm shkencorë, si edhe pjesëmarrëse në veprimtari shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Publikimet e saj, ndër të tjera, përfshijnë tekstin Menaxhimi Ndërkulturor: Probleme dhe Zgjidhje (2017), si edhe artikujt dhe referatet Start-up Ecosystem Development: A Correlative and Comparative Study of Albania and Baltic Countries (2024), Start-ups: Importance and Role in the Economy (2024), Data Driven Decision-Making: The Case for a Business-Universities Alliance in Albania (2022), The Geographic Determinants of Economic Growth and the Increasing Albania-Kosovo Trade Relations (2020) etj.
mehmeti.valbona@yahoo.com
valbonamehmeti@uamd.edu.al
PhD.Candidate Zamir HOXHA, është lektor i brendshëm nga viti 2015 e në vazhdim, pranë Departamentit të Menxhimit në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ai zotëron një Diplomë Msc Matematikë, nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 1987-1991. Zotëron Diplomë Msc Jurisprudencë 1987-1991, Fakulteti “Shkencave Politike – Juridike” Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, 2012-2014. Nga viti 2015, mban titullin Avokat, Shkolla Kombëtare e Avokatisë, Tiranë. 2014-2015.
Zamir HOXHA, vazhdon studimet në vitin e Tretë të programit studimit të Doktoraturёs nё “Shkenca Ekonomike”, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD).
Zamir HOXHA, është Lektor dhe kërkues shkencor me eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare, folës në konferenca shkencore dhe forume si dhe publikime shkencore ndërkombëtare në fushën e Sipërmarrjes dhe të së Drejtës së Biznesit. Zamir HOXHA zotëron aftësi sociale, komunikimi ndërpersonal, organizative, teknike dhe të punës në grup. Ai ka qenë anëtar në borde drejtuese dhe organizative në aktivitete të ndryshme. Gjithashtu ka ushtruar edhe funksione të tjera publike si edhe është njohës i mirë i marrëdhënieve kontraktore në fushën së Biznesit.
zamirho@gmail.com,
zamirhoxha@uamd.edu.al
Redi Myshketa është pedagog në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës, Durrës, Shqipëri. Kandidat për doktoraturë në temën kërkimore të Ekonomisë Botërore “Strategjitë e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”; Master pasuniversitar në “Studime Europiane” me temë kërkimore “Planifikimi i hapësirës dhe territorit në Ballkanin Perëndimor”; MSc në Ekonominë e Biznesit dhe Specializuar në Marketing në Universitetin e Miskolc, Miskolc, Hungari.
Ka mbajtur poste të ndryshme administrative në Universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës: Kryetar i Bordit të Administrimit; Dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit; Përgjegjës i Departamentit të Menaxhimit; Zëvendësdekani i Fakultetit të Biznesit etj.
Ai është i përfshirë në disa projekte ndërkombëtare:
“STARS EU Alliance” – WPL 2 dhe WPL 7 për UAMD
“ConSus” – Lidhja e Bashkëpunimeve të Shoqërisë së Shkencës për Inovacionet e Qëndrueshëm. Rrjeti i Bashkëpunimit Shkencë-Shoqëri për Zhvillim të Qëndrueshëm; ConSus: 543742-TEMPUS-1-AT-TEMPUS-JPHES (2014-2016);
“Főnix ME” – Universiteti i rinovueshëm. Rritja institucionale e arsimit të lartë me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe aksesit të arsimit të lartë. EFOP-3.4.3-2016 – 00015.
CA21103 – Zbatimi i ekonomisë qarkulluese në mjedisin e ndërtuar (CircularB) –1. WG1: Strategjitë e qarkullimit dhe praktikat më të mira dhe 2. WG2: Zinxhiri qarkullues i vlerës dhe angazhimi i palëve të interesuara
Ai është anëtar i disa organizatave të shoqërisë civile dhe organeve qeveritare: Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, CSDC Durrës (2016 – në vazhdim); Anëtar i grupit të punës për konceptimin, hartimin e Vizionit të Bashkisë Durrës (2010); Anëtar i Grupit të Konsulentëve Ekonomikë, pranë Zyrës Qendrore të Bashkisë Durrës (2008 – 2011); Anëtar i Rotary International, Rotary Club Durrës (2008 – në vazhdim); Sekretar i Klubit Rotarian Durrës (2011); Anëtar i Komisionit për Hartimin e Strategjive të ALSH, Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Shkencës (2008); Kryetar i Bordit të Shkollës Jopublike “Prendushi Vincenc”, Instituti i Motrave Benediktine (2016 – në vazhdim).
Interesat e tij kryesore kërkimore janë të fokusuara kryesisht në Strategjitë e Zhvillimit të Qëndrueshëm; Arsimi i Qëndrueshëm; Prodhimi dhe Konsumi i Qëndrueshëm; Mjedisi i Qëndrueshëm dhe Ndryshimet Klimatike; Ndërtesat e qëndrueshme; Ekonomi rrethore; Planifikimi Hapësinor dhe Territorial; Analiza e rrjeteve dhe grupeve; Analiza e cilësisë së jetës; Menaxherët e kujdesit shëndetësor, etj.
Ai lektoron brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shqip dhe anglisht, një seri lëndësh, ndër të tjera: Menaxhimi i Ndryshimeve; Sipërmarrja dhe Inovacioni, Parimet e Biznesit, Menaxhimit, etj.
Për shkak të Covid 19, publikimet e tij të fundit janë në fushën e Menaxhimit të Kujdesit Shëndetësor, në Revista të Indeksuara në SCOPUS.
Ai mund të kontaktohet në e-mail: redi.myshketa@gmail.com, redimyshketa@uamd.edu.al
Misioni i Departamentit të Menaxhimit është të ofrojë arsim cilësor dhe bashkëkohor në fushën e menaxhimit dhe administrimit të biznesit, duke formuar profesionistë dhe liderë të aftë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe organizativ të shoqërisë.
Departamenti synon të promovojë mendimin kritik, inovacionin, sipërmarrjen dhe kërkimin shkencor, duke nxitur bashkëpunimin me bizneset dhe institucionet vendase dhe ndërkombëtare.