Departamenti i Matematikës

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Matematikёs ёshtё njёsi bazё e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI).

Ky departament mbulon dy programe studimi:
Bachelor në Matematikë – Informatikë
Master Shkencor në Mësuesi në Matematikë – Informatikë

Misioni i Departamentit të Matematikës është:
-Të jetë gurthemeli i universitetit duke ofruar matematikë bazë dhe të avancuar për studentët e universitetit në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, në mënyrë që të përgatisë individë të aftë e të kualifikuar në mësimdhënie të matematikës dhe në fusha të ndryshme ku aplikohet në përgjithësi matematika.

-Të sigurojë një kurrikul të pasur nga ana matematikore për programet e ciklit të parë dhe të dytë në matematikë dhe informatikë, të cilat janë intelektualisht sfiduese dhe rigoroze, në mënyrë që të diplomuarit të jenë të aftë për të ndjekur studimet pasuniversitare ose për tregun e punës;

-Të sigurojë syllabuse të përshtatshme për matematikën për departamentet e tjera të FTI dhe UAMD-së, të cilat janë të dizejnuara për studentët që kërkojnë ekspertizë në më shumë se një disiplinë.
T’u ofrojë studentëve mbështetje akademike, e cila do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis ku inkurajohet studimi i pavarur dhe ndërveprimi me stafin dhe kolegët e tyre.

Qëllimi i Departamentit të Matematikës është aftësimi i studentëve në:

-mësimin dhe zbatimin e arsyetimin kritik dhe analitik;
-paraqitjen e argumenteve logjike;
-leximin dhe kuptimin matematikisht të problemave të ndryshme;
-zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve;
-zgjidhjen dhe interpretimin e problemeve matematikore që burojnë nga aplikime jashtë matematikës;
-përdorimin e teknologjisë për të zgjidhur dhe/ose eksploruar probleme matematikore;
-bashkëpunimin në projekte.

Stafi akademik i Departamentit tё Matematikёs pёrbёhet nga 15 lektorё tё cilёt mbulojnё mёsimdhёnien e kurseve tё matematikёs nё tё gjitha fakultetet dhe programet e studimit tё tyre nё Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs. Ky staf ka kualifikimin shkencor dhe eksperiencёn e duhur pedagogjike pёr tё garantuar cilёsi nё mёsimdhёnie si dhe pёr tё bёrё kёrkim shkencor.

Kualifikimi shkencor i anёtarёve tё Departamentit tё Matematikёs ka ardhur nё progres tё vazhdueshёm, dhe sot ai pёrbёhet nga 4 Profesorë të Asociuar, njё Docent Doktor, një Docent, gjashtё Doktorё Shkencash, dy nё vazhdim tё doktoraturёs dhe një Master Shkencash.
Nё kёtё mёnyrё ky departament garanton cilësinë dhe plotësimin e standardeve akademike për të gjitha programet e studimit ku ai ushtron mёsimdhёnien.

 

Programet e Studimit

Matematikë-Informatikë

Bachelor

Mësuesi në Matematikë-Informatikë

Master Shkencor

Stafi:

Përgjegjës Departamenti Dr. Teuta THANASI (BITI)

Dr. Teuta THANASI (BITI)) është që prej 5 vitesh shefe e Departamentit të Matematikës në
Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës si dhe
lektore (profesore) e kurseve të ndryshme të matematikës pranë këtij universiteti. Ajo është
diplomuar në bachelor për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin
e Tiranës. Më vonë për të plotësuar ambiciet akademike, zonja Thanasi u diplomua në
Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dega Administrim- Biznes. Ky diplomim i
shërbeu si një shkallë për të kryer Masterin në Administrim Biznesi po në Fakultetin Ekonomik
të Universitetit të Tiranës. Zonja THANASI ka qenë shumë e prirur dhe plot pasion përsa i
përket ekonomisë dhe paradigmave matematike përkatëse. Me zell dhe me shumë punë ajo
mbrojti tezën e doktoraturës në “Kërkime operacionale” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
të Universitetit të Tiranës. Në punimin e saj shkencor u kombinuan suksesshëm metodat
e modelimit statistikor me analizën e të dhënave për të bërë një parashikim të ecurisë së
remitancave në Shqipëri, duke pasur parasysh ndikimin, që kanë këto remitanca në GDP-në e
Shqipërisë.
Që nga viti 2007 Dr. THANASI punon pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, në
f
illim si lektore e jashtme dhe që nga viti 2012 si profesoreshë full time në kurset e ndryshme të
matematikës . Gjatë karierës së saj, Dr. THANASI gjithnjë ka qenë e fokusuar plot pasion
për përmirësimin e cilësisë së arsimit të mesëm dhe të lartë. Në vitet 2016-2020 ka qenë edhe
anëtare e Senatit Akademik të universitetit organizëm ky, që mbulon formulimin e politikave
akademike të universitetit. Po ashtu zonja THANASI ka qenë anëtare e bordit të pranimit
të teksteve të matematikës, që përdoren nga studentë dhe nxënës të cikleve të ndryshme të
arsimit. Dr. THANASI është edhe bashkë autore e disa teksteve të matematikës, që përdoren
nga nxënës dhe studentë të cikleve të ndryshme. Ajo ka kontribuar në komunitetin shkencor jo
vetëm duke qenë pjesë e këtij komuniteti dhe me botimin e kërkimeve të saja, në konferenca
shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe duke qenë anëtare e bordit organizues,
duke drejtuar konferenca shkencore ndërkombëtare të mbajtura në Universitetin “Aleksandër
Moisiu”, Durrës, Elbasan, Pejë, etj. Gjithashtu, ajo ka qenë pjesë e projekteve kombëtare dhe
ndërkombëtare të fokusuara në inovacionin dhe zhvillimin e metodologjive të reja mësimore në
matematikë dhe edukim. Përveç kësaj, Dr. THANASI ka marrë pjesë aktivisht si trajnuese
në programe të trajnimit të mësuesve të matimatikes të arsimit të mesëm të ulët dhe të lartë,
duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe shkencor të tyre

LektorProf. Dr. Lindita Mukli

Prof. Dr. Lindita Mukli lektore e matematikës në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. E punësuar që nga hapja e Universitetit, në 2008-2010 ka qënë Zv. Rektore Mësimore dhe 2010-2024 Dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.

Znj. Mukli është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca. Ajo ka qenë pjesë e grupit organizativ apo shkencor të disa konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesë e bordit shkencor në dy revista shkencore. Është bashkautore e më shumë se 25 teksteve të matematikës të përdorura nga nxënës të cikleve të ndryshme dhe studentë.

Ajo ka qenë drejtuese e disa konferencave dhe pjesë e grupit të punës në disa projekte kombëtare dhe të huaja si Tempus, Interreg, Erasmus+ etj.

LektorProf. Asoc. Anjeza Pasku (Krakulli)

Prof. Asoc. Anjeza Pasku (Krakulli) është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i
Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ajo zotëron diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe Master të Nivelit të Dytë (MND)
nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Matematikë, si dhe ka mbaruar
po në këtë fakultet studimet doktorale në fushën Algjebër dhe Analizë.
Në vitin 2022 ajo ka fituar titullin Profesor i Asociuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës,
Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ajo ka shkruar dhe është bashkëautore e disa cikle leksionesh
për degët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Matematika Diskrete, Algjebra Abstrakte
dhe Plotësime në Algjebër.
Prof. Asoc. Anjeza Pasku është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista
shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Aktualisht Prof. Asoc. Anjeza Pasku mban postin e Dekanit në Fakultetin e Teknologjisë së
Informacionit, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës.

LektorDr. Aurela Biçaku

Dr. Aurela Biçaku është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ajo zotëron diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe Master të Nivelit të Dytë (MND) nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Matematikë të aplikuar, si dhe ka mbaruar po në këtë fakultet studimet doktorale në fushën Probabilitet dhe Statistikë.

(bashkëautore në cikël leksionesh të Matematikës Aplikuar)

Dr. Aurela Biçaku është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lektor Msc. Arben Reka

Arben Reka është lektor në Departamentin e Matematikës,Fakulteti i Teknologjisë Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu “Durrës.Ka mbaruar  studimet e larta në Universitetin  e Tiranës, në vitin 1988 , në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Matematikë, dega   5vjecare, diplomuar “Matematikan”.

Nga viti 2011-2015 pedagog i jashtem dhe nga 2015  e ne vazhdim pedagog me kohë të plotë në  Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe rajonale dhe  është  bashkëautor në disa publikime në artikuj të botuar në konferenca dhe buletine  periodike  shkencore.

Aktualisht është lektor në lëndët e  Algjebrës, Gjeometrisë Analitike, Trigonometrisë, Matematikë 2 ,Mesimdhënie e Matematikës,etj.

LektorBlerina Boçi

Blerina Boçi është lektore në Departamentin e Matematikes, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron diplomë Bachelor dhe Master Shkencor nga “Universiteti i Tiranës” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës).

Blerina Boçi është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka aftësi te mira per te punuar ne grup dhe komunikuese.

LektorMsc.Dorina Guxholli

Msc.Dorina Guxholli që prej vitit 2009 është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2002 Dega Matematikë, profili 5-vjeçar, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Post Master në “Matematikë Teorike”

Dorina Guxholli është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare..

LEKTORDr.Fabiana Muharremi (Çullhaj)

Dr.Fabiana Muharremi (Çullhaj) që prej vitit 2009 është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2009 Dega Matematikë, profili 5-vjeçar, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Post Master në “Matematikë Teorike” dhe në Qershor 2021 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave në “Analizë dhe Algjebër”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti Tiranës.

Në periudhën 2010-2016 ka punuar si Lektore me kohë të pjesshme në Departamentin e Matematikës, Fakulteti Inxhinjerisë së Ndërtimit, Universiteti Tiranës.

Në vitin akademik 2016-2017 ka dhënë  lëndën e matematikës në shkollën e mesme jo publike “Rilindja” Durrës.

Fabiana Muharremi (Çullhaj) është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare.

LEKTORDoc. Neime Pjerro Gjikaj

Doc. Neime Pjerro Gjikaj është lektore pranë Dep. Matematikës, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Është diplomuar në “Universitetin e Tiranës”  në degën “Matematikë” 5 vjecar, dhe prej vitit 2009 merr titullin Docent, pranë departamentit te Matematikes në  Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Tashmë ndjek studimet doktorale (në vitin e dytë të studimeve) pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave.

Ka punuar prej disa vitesh pranë Universitetit Ismail Qemali, si pedagoge e jashtme, drejtuese, shefe e seksionit të Matematikës, Kancelare, shefe e Departamentit të Matematikës, anëtare e Këshillit të Fakultetit, Kryetare e Këshillit të Etikës.

Prej 2014 e në vazhdim është pjeë e  stafik akademik të përhershëm si lektore  pranë Departamentit të Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Neime Gjikaj është autore e disa librave universitare, e veprimtarive shkencore si dhe publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Studimet e saj janë të thelluara  kryesisht në lëmin e matematikës, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit .

Doc. Neime Pjerro Gjikaj është autore e disa botimeve si, Edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të vecanta nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (2020); Kalkulus (2010); “Ushtrime të Matematikës së Lartë”.

Është autore e disa botimeve në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe të indeksuara në Scopus.

LEKTORDr. Orgest BEQIRI

Dr. Orgest BEQIRI është lektor në departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës që prej vitit 2009. Ai zotëron diplomë të integruar të nivelit të dytë, master të nivelit të dytë dhe gradën shkencore doktor, në Algjebër, në Universitetin e Tiranës.

Fusha bazë e studimit është Algjebra.

Ai është autor i parë dhe bashkëautor i disa artikujve të publikuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai është bashkëautor i tekstit universitar Matematika Elementare 1, si dhe ka përshtatur leksione të shkruara për lëndën Modelim dhe Teknika të Zgjidhjes së Problemit.

Ai ka punuar si lektor i jashtëm në universitete të ndryshme në Shqipëri.

LEKTORDoc. Dr. Osman HYSA

Doc.Dr.Osman Hysa është diplomuar në vitin 1986 në degën Matematikë katërvjecare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.       Në vitet 1988-1989 ka kryer një vit studime pasuniversitare, dega Matematikë pranë këtij fakulteti. Në qershor të vitit 2008 përfundon Masterin në Matematikë, drejtimi Algjebër në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Nё qershor tё vitit 2013 i akordohet titulli akademik “Docent”. Nё korrik te vitit 2014 pёrfundon studimet doktorale dhe fiton gradёn shkencore “Doktor” nё matematikё , drejtimi Algjebёr.

 

Në vitet 1986-1988, 1989-1997, 2004-2006  ka qenë mësues i matematikës në shkollë të mesme. Në vitet 2006-2021 e në vazhdim pedagog i matematikës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe nё vitet 2008-2020 Pёrgjegjёs i Departamentit tё Matematikёs nё kёtё universitet.

Nga viti 2010, ka punuar parte-time në Universitetin Politeknik të Tiranës si dhe në Universitetet private: Marin Barleti, Europian dhe Kristal.

 

Eshtё bashkautor i katёr teksteve universitare. Ka marrё pjesё dhe ka referuar nё disa konferenca ndёrkombёtare. Eshtё autor i parё i disa artikujve tё botuar nё revista apo buletine tё ndryshme me bord editorial.

LEKTORDr. Robert Kosova

Dr. Robert Kosova është lektor në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ai ka një diplomë Bachelor dhe Master Shkencor nga “Universiteti i Tiranës” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Matematikë, në vitin 1985).

Ka mbrojtur Doktoraturën në vitin 2016, në Departamentin e Matematikës së Zbatuar, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në fushën e Kërkimeve Operacionale dhe Statistikës.

Dr. Robert Kosova është autor i disa librave dhe artikujve në revistat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai ka marrë pjesë në disa konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në disa nga këto konferenca ai ka qenë anëtar i Komitetit Organizativ si dhe kryesues sesioni.

Në Departamentin e Matematikës, ai është lektor i lëndëve  Probabilitet dhe Statistikë, Teoria e Numrit, etj.

LEKTORDr. Silvana Liftaj

Dr. Silvana Liftaj është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron gradën shkencor Doktor te fituar në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ajo ka diplomë të integruar në Matematikë dhe ka mbaruar shkollën pasuniversitare në Departamentin e Matematikës Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Fusha e studimit shkencor është studimi i hapësirave n- normuara dhe studimi i teorisë së pikave fikse. Së fundmi ajo është fokusuar dhe në studimin e Didaktikës së Matematikës e cila luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e mësuesve të Matematikës.

Gjatë kësaj kohe ajo është përkushtuar dhe në fushën e mësimdhënies ku është lektore e disa lëndëve të disiplinës së Analizës.

PhD. Liftaj është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

LEKTORPhD Xhuljeta Meçaj

Dr. Xhuljeta Meçaj është lektore pranë Dep. te Matematikes, pjesë e Fakultetit të TI në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Është diplomuar në Universitetin “Isamil Qemali” Vlore” me dt. 29.07.2008 në degën Matematike-Fizike, dhe me dt.13.07.2018 nga Universiteti i Tiranës me gradën Doktor i Shkencave.

Në 2009-2012 ka qënë mesuese ne shkollen “Belo Belaj”  Vlore dhe me pas ka kaluar drejtoreshe prane kesaj shkolle, në 2012-2016 ka qene mesuese ne shkollen “Shaban Demiraj”  Vlore ,20016-Tetor 2018 ka qene drejoreshe prane kesaj shkolle.Nentor 2018 ka kaluar lektore prane dep te Matematikes ne universitetin “Aleksander Moisiu”Durres.

Dr. Mecaj është certifikuar nga qendra didaktike”Irosoft” per mesimdhenien, nxenien dhe aftesite kurrikulare.Eshte certifikuar nga “Junior Achievement  “

Dr. Meçaj është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo eshte bashke-autore e librit per ushtrime te  Matures Sheterore.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian