Departamenti i Drejtësisë

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Drejtësisë nisi veprimtarinë e tij me VKM nr. 350 datë 30.05.2010, si një nga tre shtyllat kryesore të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës.

Orientimi drejt kërkimit shkencor

Misioni i Departamentit të Drejtësisë (DD) fokusohet në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe projekteve akademike në fushën e të Drejtës, duke analizuar principet themelore, kombëtare dhe ndërkombëtarë, historikun, zbatimit e të Drejtës, mendimin teorik dhe evolucionin e tij filozofik dhe kritik, jurisprudencën dhe teknikalitetet juridike si dhe ndërveprimin e të drejtës me sektorë të tjerë disiplinorë.

Disa ndër objektivat themelore të  DD, të mbështetura në Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, synojnë:

  1. Zhvillimin e kërkimit shkencor në studimet juridike duke zhvilluar hulumtimet në fushën e të Drejtës dhe atë ndërdisiplinare të orientuar drejt zhvillimit të doktrinës, të koncepteve/teorive mbi të Drejtën në kohë dhe qasja me disiplina të tjera në fushën sociale apo shkencave teknologjike;
  2. Përhapja e rezultateve të kërkimit në komunitetin shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar;
  3. Njohja dhe rëndësia e njohjes së të drejtës në institucionet publike, private dhe sektorin e tretë (OJF lokale dhe kombëtare);
  4. Krijimi i një sistemi autovlerësimi të kërkimit shkencor konform kërkesave të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

Këto objektiva kërkojnë të arrihen nëpërmjet:

  • orientimit drejt burimeve të kërkimit që promovojnë zhvillimin dhe risinë;
  • ofrimit të mundësive në fushën e kërkimit dhe projekteve shkencore që synon krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit me partnerë akademikë, institucionalë dhe privatë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • investimit tek të rinjtë dhe mobiliteti si mundësi bashkëpunimi me qendra të tjera të kërkimit shkencor;
  • përmirësimit të vazhdueshëm të aktivitetit didaktik (në nivel akademik të mësimdhënies, platformave të kërkimit, materialeve didaktike, teksteve dhe shumëllojshmërisë së titujve, bibliotekave dhe vendeve studimit) duke e gërshetuar atë me fushat e kërkimit shkencor;
  • promovimit të kërkimit shkencor duke krijuar programe studimi që i përgjigjen tregut të punës dhe tërheqjes pranë tij të studentëve të ekselencës (si psh programe doktorale me nivel të lartë);
  • nxitjes së risisë duke rrtitur bashkëpunimin me qëndra të kërkimit shkëncor brenda dhe jashtë vendit dhe me financues të ndryshëm privatë dhe publikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kërkimi shkencor realizohet nëpërmjet:

  • publikimit në periodikë, revista apo monografi të teksteve akademike (versioni në letër ose elektronikisht);
  • pjesëmarrja, organizimi dhe promovimi i kongreseve, konferencave, seminareve, ëorkshop-eve, takimeve informuese, eventeve promovuese në bashkëpunim me Departamentet e tjera të FSHPJ-së, Universitetin Aleksandër Moisiu dhe institucione të tjera publike dhe private shqiptare dhe ndërkombëtare;
  • trasferimi i rezultateve të kërkimit në fushën e sipërmarrjes, inovacionit dhe të ushtrimit të profesioneve të lira dhe të gjyqësorit.

DD garanton aktivitetin didaktik të organizuar në ciklin e parë ofron programin e  Studimeve të Integruara në Drejtësi (programi 5 vjeçar) që afron studentët e diplomuar me tregun e punës të profesioneve të lira (avokat, noter, jurist i profilizuar, dhe kandidat për magjistrat, prokuror/gjyqtar) si dhe në vijim studimet në profilin Juridik (sistem me kohë të plotë dhe sistem me kohë të pjesshme) tre vjeçare.

Studentët e drejtësisë do të kenë mundësinë të përfshihen në veprimtari ekstrakurrikulare, duke plotësuar njohuritë e tyre në këtë fushë kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Studentët e drejtëisë në UAMD, kanë mundësi të bëhen pjesë e Klubit të Juristëve, Klinikës së Ligjit si dhe të jenë pjesëmarrës në konkurse debati, apo gjyqe imituese të zhvilluara brenda fakultetit apo më gjerë.

Me qëllim riorganizimi dhe përshtatje me riorganizimin e UAMD si dhe në përgjigje të kërkesave të palëve të interesuara dhe tregut të punës, kurrikulat janë në përmirësim dhe përshtatje të vazhdueshme duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, tregut të punës dhe standarteve ndërkombëtare.

Programet e studimit që ofrohen nga Departamenti i Drejtësisë, janë:

  • Bachelor në Drejtësi
  • Master Shkencor në “E drejtë private”
  • Master Shkencor në “E drejtë publike ndërkombëtare”
  • Master Profesional në “E drejtë e pronës”
  • Master Profesional në: “E drejtë ndërkombëtare tregtare”

Aktualisht Departamenti i Drejtësisë përbëhet nga 31 Lektorë me eksperiencë në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor.

Departamenti i Drejtësisë kujdeset veçanërisht në krijimin e raporteve ndërkombëtare që i garantojnë studentëve të tij mundësi punësimi dhe praktike formuese nëpërmjet marrëveshjeve të lidhura si në nivel Departamenti, Fakulteti dhe Universiteti me entet publike, firmat private apo organizatat e sektorit të tretë.

Programet e Studimit

Drejtësi

Master i Integruar

E Drejtë e Pronës

Master Profesional

E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare

Master Profesional

E Drejtë Publike Ndërkombëtare

Master Shkencor

E Drejtë Private

Master Shkencor

E Drejtë Evropiane dhe e Krahasuar

Master Shkencor (Diplomë e Dyfishtë)

E DREJTË PUBLIKE

Doktoratë (Diplomë e Dyfishtë)

Përgjegjës DepartamentiProf.Asoc.Dr.Joniada Musaraj

Prof.As.Dr. Joniada Musaraj ka përfunduar studimet universitare në vitin 2007 në degën e
Drejtësisë në Universitetin Jo Publik “Luarasi” Tiranë. Në vitin 2009 ka kryer studimet Master
pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës ku ne përfundim të studimeve ka fituar titullin
Master në Shkenca Juridike, në fushën e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në vitin 2017,
merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, Departamenti i të Drejtës Publike, Fakulteti i
Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në fushën e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në vitin
2022 përfundon studimet në Program Ndërkombëtar Post Doktorature in “New Technologies and
Law” ofruar nga “Mediterranea International Centre for Human Rights Research (MICHR)”,
pranë Universitetit “Mesdhetar”, Departmenti i Drejtësisë, Ekonomikut dhe Shkencave Humane,
Reggio Calabria (Itali). Më pas, në vitin 2023 merr titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin
e Tiranës.
Në vitin 2008 e në vijim Prof. Musaraj është e angazhuar si lektore me kohë të plotë pranë
Departamentit të Drejtësisë.
Ajo ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Drejtësisë e më vonë të Zv/
Dekanes për Anën Mësimore pranë Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Universiteti:
Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktualisht mban pozicionin e Drejtuesitt e Njesise Baze,
Departamenti i Drejtesise, Fakulttei i Shkencave Politike Juridike, Universiteti Aleksander
Moisiu, Durres.
Aktiviteti i saj kërkimor është përqendruar në fushën e së drejtës kushtetuese. Ajo është autore
dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore, konferenca rajonale, kombëtare dhe
ndërkombëtare.

Edukimi:
 Master i Shkencave në Drejtësi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (2009)

 Doktoraturë në te Drejtën Publike, Universiteti i Tiranës (2017).
 Post Doktorature in “New Technologies and Law” ofruar nga “Mediterranea International
Centre for Human Rights Research (MICHR)”, pranë Universitetit “Mesdhetar”,
Departmenti i Drejtësisë, Ekonomikut dhe Shkencave Humane, Reggio Calabria (Itali).
(2022).
 Profesor i Asociuar, Universiteti Tiranës (2023).

Prof.As.Dr.Edvana TIRI

Edvana Tiri ka përfunduar studimet për Drejtësi në Fakultetin e Shkencave Juridike-
Administrative, Universiteti Constantin Brancusi” Rumani . Në vitin 2010 përfundoi studimet e
doktoraturës në Universitetin Perëndimor të Timishoares Rumani.
Veprimtaria kërkimore shkencore e Edvana Tiri është fokusuar në: Integrimin Evropian,
zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Është autore e shumë punimeve të publikuara në revista shkencore me faktor impakti dhe
pjesëmarëse në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Anëtare e Bordit Shkencor në revistat “Revue Europeenne du Droit Social” dhe “International
Journal of Legal and Social Order”.

Prof.As.Dr.Blerina MUSKAJ

Prof.As.Dr Blerina MUSKAJ

Prof.As.Dr Blerina Muskaj që nga viti 2010 është lektore me kohë të plotë pranë departamentit të
Drejtesisë në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike në Universitetin ”Aleksandër Moisiu” në Durrës
Kerkimet e saj janë në fushën e të Drejtës Europiane dhe në të Drejtë e punës. Ajo ka marrë pjesë në një
numër të konsiderueshëm simpoziumesh, konferencash dhe kongresesh ndërkombëtare dhe ka botuar
rezultatet e kërkimit shkencor në revista shkencore vendase dhe të huaja. Ka mare pjese në mësimëdhënie jashtë vendit si në Rumani, Turqi, Itali në kuadër të programit Erazmus.
Prof.As.Dr Blerina Muskaj është autore e librit “E Drejtë Europiane”,e miratuar nga Këshilli i Botimit të
Profesorëve të Universitetit Aleksander Moisiu, Durrës.
Nga viti 2007 deri ne Gusht të vitit 2010 ka punuar si Diplomate – Konsullore në Ambasadën Shqiptare
në Romë.
Nga viti 2010 dhe vazhdim filloi të punonte si lektore e parë në Universitetin ”Aleksandër Moisiu” në
Durrës.

Edukimi

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ne vitin 2007
Në vitin 2010 mori licencën e avokates, Dhoma Kombëtare e Avokatisë e Shqipërisë, Tiranë.
Në vitin 2011 përfundoi studimet MND në Shkencat Ligjore Civile në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i
Drejtësisë
Në vitin 2012 përfundoi studimet Bachelor në “Diplomaci”, Universiteti ”Justiniani I”, Fakulteti i Diplomacisë, Tiranë.
Në periudhën 2013-2014 përfundoi studimet Master Profesional në të Drejtën Publike, Fakulteti i
Drejtësisë Universiteti ”Justiniani I”, Tiranë.
Në vitin 2017, ajo u vlerësua me titullin “Doktor i Shkencave” në Universitetin e Tiranës, Instituti i
Studimeve Europiane me rezultate të shkëlqyera të studimeve doktorale.
Në vitin 2023, ajo u vlerësua me titullin akademik “Profesor i Asociuar”

Publikime
Autore e librit “E Drejtë Europiane”
Prof.As.Dr Blerina Muskaj ka publikuar më shumë se 30 artikuj dhe publikime të ndryshme shkencore,
Kombëtare dhe Ndërkombëtare të indeksuara me faktorë impakti dhe Scopus.

Dr.Brikena Dhuli

Dr. Brikena Dhuli është lektore me përvojë të gjatë në Departamentin e Drejtësisë, Fakulteti i
Shkencave Politike-Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo është diplomuar
në Drejtësi dhe ka përfunduar Masterin Shkencor në të Drejtën Publike. Doktoraturën e ka
mbrojtur në fushën e së Drejtës Publike me temën: “Të drejtat e gruas – aspekte ligjore dhe
respektimi praktik. Rasti i Shqipërisë.”
Fokusi kryesor i kërkimeve të saj është barazia gjinore, me theks në aspektet ligjore dhe praktikat
e zbatimit të të drejtave të gruas në kuadrin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Përveç kësaj, ajo
zhvillon kërkime në fushën e së drejtës publike dhe të drejtave të njeriut.
Në fushën akademike, Dr. Dhuli ka përvojë në hartimin dhe zhvillimin e moduleve mësimore në
të drejtën publike dhe ndërkombëtare, si dhe në mentorimin dhe udhëheqjen e studentëve në
nivelet bachelor dhe master. Ajo është e angazhuar në kërkime shkencore që trajtojnë çështje
ligjore dhe sociale bashkëkohore.
Dr. Dhuli është autore dhe bashkautore e një numri të konsiderueshëm publikimesh në revista
shkencore dhe konferenca kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë në
simpoziume dhe leksione të hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është pjesë e
projekteve ndërkombëtare, përfshirë Erasmus+ Staff Mobility for Teaching dhe projektin Stars
EU.

Dr.BRUNELA KULLOLLI

Eksperiencat e punës
Dr Brunela Kullolli që nga viti 2011 është lektore me kohë të plotë pranë departamentit të
Drejtesisë në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike në Universitetin ”Aleksandër Moisiu”
në Durrës.
Lektore e te Drejtes Procedurale Civile qe nga viti 2012 e ne vijim ne Fakultetin e Shkencave
Politike – Juridike ka mbuluar kurset e te Drejtes Procedurale Civile si lektore ne vitet
akademike nga 2012 deri 2025 ne vazhdim, ne ciklin e pare te studimeve si cikel leksionesh
miratuar ne departament ne ciklin e dyte te studimeve edhe ky i miratuar ne departamentin e
Drejtesise .
Nga 2012-2016 ka mbajtur detyrwn e Zëvendës Rektores për anën mësimore në Universiteti
“Aleksandër Moisiu” Durrës. Vitet 2009-2010 ka punuar në Avokatura e Pergjithshme e shtetit
ne Zyren e Perfaqesuesit ligjor per Gjykaten e Strasburgut etj.
Kerkimet e saj janë në fushën e të Drejtës Civile dhe në fusha te tjera te se drejtes pasqyrohet
ne artikujt e botuar ne revisitat nderkombetare dhe ka marrë pjesë në një numër të
konsiderueshëm simpoziumesh dhe konferencash ndërkombëtare dhe ka botuar rezultatet e
kërkimit shkencor në revista shkencore vendase dhe të huaja me faktor impakti . Ka mare pjese
në kuadër të programit Erazmus si dhe në mësimëdhënie jashtë vendit si në Rumani, ,Spanje
Turqi,, Gjermani në kuadër të programit Erasmus nga viti 2022-2025
Edukimi
Dr Brunela Kullolli është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ne vitin
1998.
Në vitin 2002 mori licencën e avokates, Dhoma Kombëtare e Avokatisë e Shqipërisë, dhe ka
ushtuar profesioin e avokates prane studios ligjore Ligjore “I.S.K. Law Firm” sh.p.k dhe eshte
themeluesja e saj.
Në vitin 2009 përfundoi studimet master shkencor dhe fitoi titullin « Magjister i shkencave
juridike
Në vitin 2017, ajo u vlerësua me titullin “Doktor i Shkencave” në Universitetin e Tiranës,
Fakulteti i Drejtesise departamneti i te drejtes Civile me rezultate të shkëlqyera të studimeve

doktorale.Në vitin 2024, ka apikuar per titullin akademik “Profesor i Asociuar”ne pritje te
miratimit te ketij titulli .

Dr.Mentor Isufaj

Dr. Mentor Isufaj është lektor në Departamentin e Drejtësisë pranë Universitetit “Aleksandër
Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, në Drejtësi nga
Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër, dhe gradën Doktor i Shkencave nga Akademia Forcave të
Armatosura, Departamenti i Lidershipit dhe Shkencave Sociale, Z. Isufaj në vitin 2009 ka marrë
Çertifikatën Avokat, në vitin 2012 Liçensën e Ndërmjetësit nga Ministria e Drejtësisë, në vitin
2013 Çertifikatë Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik nga Ministria Financave.
Më parë ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Qendrës së Kërkimit Shkencor dhe Ekselencës,
pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Kancelarit të Fakultetit të Studimeve të
Integruara me Praktikën (FASTIP), Durrës, dhe nga viti 2012 si Lektor i jashtëm pranë
Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Dr. Isufaj ka marre pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombetare si dhe
publikime ndërmjet të cilave përfshihen; “Roli i qeverisë në rritjen ekonomike të një vendi”
(2000-2011, Shqipëri), Mediterraen Journal of Social Sciences, (Maj 2013), Decentralizimi dhe
rritja e autonomisë së qeverisjes lokale, WCBEM (2012), etj.

DR.GENTIAN KOÇI

Dr. Koçi ka përfunduar në vitin 2003 studimet e larta në Drejtësi në qytetin
Plovdiv, Bullgari dhe më pas në vitin 2017 ka mbrojtur gradën shkencore
“Doktori i Shkencave” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Sofjes , Bullgari.
Prej vitit 2011 është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë
,Fakulteti i Shkencave Politike Juridike , UAMD . Aktualisht eshte anëtar i Akademise
Bullgare te Shkencave dhe Arteve si dhe anetar I Shkencetareve te Bullgarise,
Departamenti i se Drejtes. Më parë ka mbajtur pozicionin
e Zv.Dekanit të FSHPJ-së si dhe pozicione drejtuese në shoqëri të ndryshme
tregtare në qytetin e Tiranës, ka kryer trajnime të ndryshme në sektorin e
Prokurimeve Publike si dhe është Anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë. Kërkimi
shkencor i tij është i fokusuar në të drejtën penale dhe më konkretisht në veprat
penale kompjuterike, legjislacioni mbi teknologjinë e informacionit dhe
komunikimit, sigurinë e informacionit dhe atë kombëtare, pronësi intelektuale,
Inteligjencen artificiale.
Për disa vjet ka qenë anëtar i komitetit të vlerësimit LIBRe të punimeve Esse të
studentëve mbi legjislacionin në sektorin e IT në Bullgari. Autor i një sërë
publikimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit , duke dhënë një kontribut
shkencor të rëndësishëm në identifikimin dhe analizimin e problematikave të
krimit kompjuterik me të cilat përballen jo vetëm organet ligj zbatuese në
Shqipëri por edhe jashtë saj. Dr. Koçi përpos kontributit shkencor në këtë fushë
,lektron pranë Departamentit të Drejtësisë , FSHPJ-së dhe lëndët me fokus penal
dhe ndër to lëndën “E drejtë kibernetike”.

Dr.Ina Petraj

Dr. Ina Petraj ka përfunduar studimet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në
Universitetin e Tiranës në vitin 2007. Në vitin 2010 lektorja ka përfunduar studimet
Master në EU Business Law në UT, një master ky rajonal organizuar nga Ministria
Ekonomisë gjermane në bashkëpunim me GTZ. Ajo zotëron gjithashtu Gradën
Shkencore Doktor i Shkencave dhënë nga Fakulteti i Drejtësisë UT, me temën:
Rëndësia e mbikëqyrjes financiare në Europë, me fokus të vecantë Shqipërinë.
Ina Petraj është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze, gjermane dhe italiane. Disa
nga punimet e saj janë:
Pjesëmarrëse në Konferencë Shkencore Ndërkombëtare“Effects global risk in
transition countries”. Referuese e artikullit me temë: Insurance market in Albania.
Pjesëmarrëse në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Society
internationalization – affectivity and problems”. Referuese e artikullit me
temë:“Principles of private pension Supervision and their fulfilment in the context of
European Integration.
Çertifikatë dhe medalje “Student i Shkëlqyer” lëshuar nga Universiteti i Tiranës.
Anëtare e Rrjetit të Ekselences.
The 8-th Egypt-Albania Diplomatic Training Program. Arab Republic of Egypt,
Ministry of Foreign Affairs, Institute for Diplomatic Studies.
Pjesëmarrëse në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Zhvillimi i qëndrueshëm
lokal – sfidat dhe mundësit”. Referuese e artikullit me temë: Përmirësimi i sistemeve
financuese lokale.
Pjesëmarrëse në Konferencën Shkencore Kombëtare “Mekanizmat mbrojtës të të
drejtave të individëve në kuadër të proçesit të rregullt ligjor”. Referuese e artikullit
me temë:“Funksioni dhe rëndësia e Drejtorisë së Apelimit Tatimor”.
Pjesëmarrëse në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Challenges of Albania’s
integration in Europian Union”. Referuese me temë “The fulfilment of the
European standards in the field of taxation”.
Pjesëmarrëse në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare“Sistemi Penal dhe
Ekonomia”. Referuese me temë: “Krimi ekonomik në fushën e taksave dhe tatimeve”.

Dr.Elvina DAJA

Dr.Elvina DAJA, lektore me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu Durrës”, pranë
fakultetit të Shkencave Politike Juridike, në Departamentin e Drejtësisë. Ka përfunduar studimet
në Tiranë për Drejtëi (DIND) në vitin 2010 dhe masterin e parë shkencor (MND) e ka
përfunduar në vitin 2012 në fushën “ E drejtë Civile” pranë Universitetit të Tiranës, në po të
njëjtin vitë ka fituar edhe titullin “Avokate”. Në 2012 ka nisur masterin e dytë profesional në
“Europian Bussines Law”, UT, një master ky rajonal i organizuar nga Ministria e Ekonomisë
Gjermane në bashkëpunim me GTZ dhe UT.
Në 2022 mbron titullin “Doktor Shkencash”, në fushën kontraktore, pranë Universitetit të
Tiranës.
Nga 2012 dhe në vijim është angazhuar si Lektore part -time pranë Fakultetit të Tiranës,
Departamenti Drejtësi në lëndët “ E Drejtë Biznesi”, “E Drejtë e Pronës” dhe “ Detyrime dhe
kontarta” dhe nga viti 2014 e në vijim si Lektore full time pranë UAMD-së.
Nga viti 2023 dhe në vijim gjithashtu e angazhuar si eksperte e jashtme pranë ASCAL dhe ka
zhvilluar një sërë trajnimesh në fushën civile brënda dhe jashtë vendit.

Dr.Olta Qejvani

PhD Olta Qejvani është lektore e së Drejtës së Bashkimit Evropian që prej vitit 2016.
Ajo është diplomuar Doktore Shkencash në Shkenca Administrative në Universitetin
Kombëtar të Shkencave Politike dhe Studimeve Administrative (SNSPA), Bukuresht,
me fokus në iniciativat lokale dhe rajonale në BE dhe qasjen e Shqipërisë ndaj
referendumeve lokale. Ka qenë gjithashtu bursante doktorature pranë Universitetit
Charles në Pragë, Fakulteti i Shkencave Sociale.
Ka mbi dhjetë vite eksperiencë në tre fusha kyçe: administratë publike, akademi dhe
shoqëri civile. Puna në Zyrën e Kryeministrit i ka forcuar aftësitë në hartimin e
politikave për administratën publike, veçanërisht në menaxhimin e shërbimit civil.
Njëkohësisht ka qenë një zë i rëndësishëm në shoqërinë civile, me kontribut të
spikatur për të drejtat e qytetarëve, pjesëmarrjen e të rinjve dhe integrimin
evropian. Olta është kërkuese aktive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, autore e
artikujve mbi qeverisjen e mirë, administratën publike dhe përafrimin me
legjislacionin e BE-së. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Kongresin e Autoriteteve
Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, ku projekti i saj mbi pjesëmarrjen e të
rinjve u vlerësua si një nga më të mirët.

Dr.Pranvera Beqiraj

Dr. Pranvera Beqiraj është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Drejtësisë, Fakultetin e
shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një
diplomë në Drejtësi nga Universiteti “Luarasi”, Master Shkencor në “E drejtë Publike” nga
Universiteti “Marin Barleti”, Doktoraturë në “E Drejtë Publike Evropiane” nga Fakulteti i
Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Dr. Pranvera Beqiraj është autore dhe bashkë-autore e më shumë se 15 publikimeve në revista
shkencore dhe mbi 15 pjesëmarre në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “The Evolution of the Role of the National Parliaments
in the Treaties of the EU”; “The Reform of the European Court of Human Rights – The ongoing
process”, “Rishikimi gjyqesor ne Bashkimin Evropian”; “Subsidiarity in the Jurisprudence of the
Court of Justice of the European Union”, “Students’ Perspective on Freedom of Expression and
Hate Speech in Albanian Universities”; “The Integral Role of the Albanian Parliament in EU
Integration through National Law Approximation (January 2018 – December 2023);
“Stabilization and Association Agreement in the Jurisprudence of the Albanian Constitutional
Court”; etj.

Dr.Lola Shehu

Gradat dhe Titujt akademikë: Doktore e shkencave (2019).
Eksperienca e punës: Dr. Lola Shehu është aktualisht Pedagoge efektive e
Departamentit të Drejtësisë në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Universiteti
“Aleksandër Moisiu” , Durrës.
Ajo ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti ”Luarasi në vitin
2008.” Titulli i fituar “Jurist”. Studimet Doktorale i ka përfunduar pranë Fakultetit të
Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Lola Shehu ka më shumë se 10 vjet përvojë në fushën
e mësimdhënies si pedagoge e lëndëve “E Drejta Administrative”; “E Drejta
Ndërkombëtare Publike”; ”E Drejta Penale”;”Kriminologji-Penolgji” në universitete
publike dhe jo publike, si dhe eksperiencë akademike si Përgjegjëse e Departamentit të
së Drejtës Private, në Shkollën e Lartë Universitare Jopublike “Vitrina”, dhe Përgjegjëse
e Departamentit të së Drejtës Penale, Kolegji Universitar “Wisdom”.
Aktualisht është lektore në Departamentin e Drejtësisë, si lektore e lëndëve “E Drejta
Penale (pjesa e përgjithshme)dhe “Kriminologji-Penologji”.

Prof.Dr.Andon Kume

Prof. Dr. Andon Kume është staf akademik pranë Departamentit të Drejtësisë në Fakultetin
e Shkencave Politike Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu Durrës”.
Aktiviteti i tij akademik është zhvilluar në disa nga Universitetet e vendin në fushën e së
Drejtës së Bashkimit Europian dhe të Drejtës Zgjedhore. Prof. Kume ka marrë pjesë në një
numër të konsiderueshem aktivitete shkencore ndërkombëtare dhe ka publikuar mbi 20
artikuj shkencor në revista prestigjoze të vendit dhe të huaja. Ai është autor i tre studimeve
monografike në fushën e zgjedhjeve, tekstit mësimor bazë “E Drejta Zgjedhore’’ dhe ciklit të
leksioneve “E Drejta e Bashkimit Europian’’.
Gjatë viteve 2016-2024 ai ka mbajtur pozicionin e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Politike
Juridike, Uamd dhe prej vitit 2021 është Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Sistemeve
Zgjedhore.
Prof. Kume është antar i bordit të revistes shkencore “Interdisciplinary Journal of Research
and Development” dhe antar i Këshillit të Botimit UAMD.

Prof.Asoc.Dr.Shkelqim Xeka

Prof Asoc. Dr. Shkelqim Xeka është lektor në Fakultetin e Shkencave Politike- Juridike,
Departamenti i Drejtesise në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka mbaruar studimet e
larta dhe ka marre graden shkencore Doktor ne shkenca Juridike ne Universitetin St. “Kliment
Ohridski” Sofie Bullgari.
Fusha e tij e studimeve eshte E Drejte Nderkombetare dhe Marredhenie Nderkombetare. Prej
disa vitesh lektron lendet e Drejte Nderkombetare Publike, E Drejte Nderkombetare Private dhe
E drejte Financiare, E drejte Administrative.
Prof Asoc. Dr. Shkelqim Xeka është autor dhe bashkëautor i disa artikujve shkencore te botuara
ne revista kombetare dhe nderkomtare te njohura me factor impacti si dhe ka referuar ne disa
simpoziume shkencore si Brenda dhe jashte vendit.

Dr.BLEDAR ABDURRAHMANI

DR. BLEDAR ABDURRAHMANI
Dr. Bledar Abdurrahmani është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë në
Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ai është
diplomuar në vitin 1999 në ”Drejtësi” pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër”. Në vitin
2010 ai ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë, si dhe më pas në vitin 2015 studimet e
doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës.
Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, drejtësinë
tranzitore si fushë e së drejtës, të drejtën administrative, sistemin e të drejtave të pronësisë mbi
tokën në Shqipëri, të drejtën në turizëm etj. Ekspertiza e tij e punës përfshin një numër të madh
vitesh si jurist pranë institucioneve qëndrore dhe vendore, kryesisht në fushën e të drejtave të
pronësisë mbi tokën. Gjithashtu ai ka një kontribut të konsiderueshëm në mësimdhënie në nivel
Bachelor dhe Master.
Dr. Bledar Abdurrahmani është autor i tekstit E drejta në turizëm, si dhe shumë artikujve
dhe kumtesave në revista dhe konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit me fokus kryesor të
drejtat e njeriut, drejtësinë tranzirore dhe të drejtat e pronësisë mbi tokën. Dr. Abdurrahmani
zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Dr.Dorina Gjipali

Dr. Dorina Gjipali është lektore në Departamentin e Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave
Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe titullare e lëndëve
“Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri” dhe “E Drejta Ndërkombëtare Publike”.
Me mbi 15 vite eksperiencë akademike, ajo ka mbajtur disa pozicione drejtuese, duke
përfshirë zv.dekane dhe përgjegjëse departamenti. Ekspertiza e saj fokusohet në të
drejtën publike, me një kontribut të gjerë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe analiza
juridike.
Dr. Gjipali është autore dhe bashkëautore e një sërë artikujve shkencorë të botuar në
nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ka marrë pjesë në konferenca të shumta
shkencore. Ajo ka një angazhim aktiv në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si
mentore, konsulente dhe koordinatore, veçanërisht në iniciativat e financuara nga BE si
Erasmus+ CBHE, Erasmus+ CB for YOUTH, IPA, Europe for Citizens dhe Aleanca
STARS EU.
Dr. Gjipali ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi dhe Master Shkencor në të
Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Bolonjës, Itali, ndërsa doktoraturën e ka
mbrojtur pranë Institutit të Studimeve Evropiane në Universitetin e Tiranës, me fokus në
“Agjendën evropiane për integrimin ekonomik, kulturor dhe social të migrantëve”. 
Aktualisht, Dr. Gjipali është Kryetare e Komisionit të Përhershëm për Mbarëvajtjen e
Veprimtarive dhe Marrëdhënieve me Studentët në UAMD dhe anëtare e Komitetit
Drejtues të Aleancës STARS EU, ku kontribuon në strategjinë  e ndërkombëtarizimit të
UAMD-së si dhe projektet akademike të përbashkëta me institucionet partnere.

Dr.Enkeleida Pulaj

Jam lektore e filozofisë së të drejtës, me një formim të plotë akademik dhe një përvojë
të gjerë profesionale në fushën juridike dhe të politikave publike. 
Kam përfunduar studimet universitare dhe masterin e integruar në drejtësi pranë
Università degli Studi di Milano, kam marrë diplomën e nivelit Master në të Drejtat e
Njeriut pranë Università Europea di Roma, si dhe titullin “Doctor of Philosophy (Ph.D.)”
në të Drejtën Private Europiane nga Università degli Studi Roma TRE.
Prej gati 20 vitesh, kontribuoj në mënyrë aktive në sektorin publik e ndërkombëtar, duke
bashkëpunuar me institucione të tilla si Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri,
UNDP, Banka Botërore, BERZH dhe Këshilli i Europës. Kam shërbyer si eksperte ligjore
kombëtare për Reformën në Drejtësi, Reformën Administrative dhe Territoriale, dhe
Reformën në Menaxhimin e Financave Publike. 
Kam kontribuar në hartimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe opinioneve ligjore në fusha
të rëndësishme të qeverisjes. Ekspertiza ime përfshin shtetin e së drejtës, qeverisjen e
mirë, këshillimin ligjor, hartimin normativ, dhe përputhshmërinë me standardet ligjore.
Kam marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe
kam publikuar artikuj në fusha të ndryshme të së drejtës dhe politikave publike.
Në qendër të angazhimit tim qëndron besimi se ndërthurja e mendimit kritik me
praktikën ligjore është thelbësore për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe
edukimin cilësor të juristëve të rinj.

Prof.Asoc.Dr.Evis Garunja

Evis Garunja është Profesore e Asociuar e së Drejtës Publike në Universitetin e Durrësit,
Shqipëri. Ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës në të Drejtën Publike në Universitetin e
Pavias, Itali, me një disertacion të përqendruar në Legjislacionin mbi Shërbimet Sociale –
veçanërisht në fushat e mbrojtjes sociale, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe familjes.
Ajo është diplomuar në Juridik dhe ka përfunduar një Master (LL.M.) në “Juristë
Ndërkombëtarë” në Universitetin e Bolonjës, Itali.
Kualifikimet e saj të tjera akademike përfshijnë:
 Specializim pasuniversitar në të Drejtën e Familjes, Universiteti i Bolonjës, Itali
 Trajnim i avancuar në të Drejtën Penale Ndërkombëtare, Shkup, Maqedonia e Veriut
 Formim në të Drejtat e Njeriut me fokus tek të drejtat e grave dhe roli i juristëve,
Sofje, Bullgari
Prof. Garunja ka mbi 20 vite eksperiencë si juriste në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka
bashkëpunuar gjerësisht me OJF kombëtare dhe ndërkombëtare si eksperte e jashtme.
Aktiviteti i saj akademik përfshin mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fushën e të drejtës
publike, të drejtave të njeriut dhe politikave sociale.
Që prej vitit 2015, ajo është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Durrësit. Ajo ka
shërbyer gjithashtu si pedagoge e ftuar në disa universitete evropiane, përfshirë:
 Universiteti i Galacit, Rumani
 Universiteti i Pavia-s, Itali
 Universiteti i Reggio Calabria-s, Itali
Fushat e Kërkimit:
E Drejta Publike e Krahasuar, Legjislacioni për Shërbimet Sociale, Të Drejtat e Njeriut,
Barazia Gjinore dhe Ligji, E Drejta Ndërkombëtare.

Dr.Anton Gera

Dr. Anton Gera është pedagog ne Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike në Universitetin
Alkesandër Moisiu, Durrës. Prej vitit 2012 e në vazhdim është lektor i lëndës e Drejtë
Kushtetuese dhe disa lëndëve të tjera të fushës publike në Departamentin e Drejtësisë të UAMD-
së. Prej vitit 2019 është titullar i lëndës Ligjet per Median në Departamentin e Gazetarisë,
Universiteti i Tiranës. Ai ka përfunduar dy nivelet e studimit për Jurisprudencë në Universitetin
e Napolit Federico II, Italy, ndërsa studimet doktorale i ka përfunduar në Departamentin e të
Drejtës Publike të Fakutetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës. Ai është autor i shumë artikujve
shkencorë të botuara në revistat më prestigjoze të fushës së kërkimit shkencor mbi aspektet
kushtetuese dhe mbrojtjën e të drejtave të njeriut. Specifikisht, ai eshte autor i: L’evoluzione
storica dei poteri del Capo dello Stato in Albania (1912-2016) në HISTORIA ET IUS rivista di
storia giuridica dell’età medievale e moderna, Italy, La costituzionalizzazione fittizia dei diritti
fondamentali durante il regime comunista in Albania në JUS- ONLINE RIVISTA DI SCIENZE
GIURIDICHE a cura della Facoltà di Giurisprudenza dell’Università Cattolica di Milano, Italy,
L’organizzazione del governo locale nella Costituzione post-comunista della Repubblica
d’Albania në Italian Papers on Federalism  në Rivista giuridica on-line – ISSiRFA – CNR Italy,
etj. Pervec publikimeve shkencore, ai ka referuar në disa konferenca shkencore kombëtare dhe
ndërkombëtare, si Social rights and the 1998 Constitution në THIRTY-FOURTH
INTERNATIONAL CONFERENCE ON: “SOCIAL AND NATURAL SCIENCES –GLOBAL
CHALLENGE 2024” (ICSNS XXXIV-2024), The creation of new institutions of justice after the
constitutional changes of 2016 in the Republic of Albania në THIRTY-SECOND
INTERNATIONAL CONFERENCE ON: “SOCIAL AND NATURAL SCIENCES – GLOBAL
CHALLENGE 2024” (ICSNS XXXII-2024) Berlin – 28 February 2024. Flet shkelqyeshem gjuhën
Italiane dhe mjaft mirë gjuhën angleze.

Prof.Asoc.Dr.Eugen Pepa

Është diplomuar në Firence, Itali, për Jurisprudencë, me temën e diplomës: “Mendimi Juridik i të Drejtës Zakonore Shqiptare”, me Prof. Paolo Grossi, Akademik, me përvojë 60 vjeçare, anëtar dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese Italiane.

  1. Pepa ka doktoruar në Universitetin e Barit, Itali, në “Të drejtat e Njeriut, Globalizimi dhe Liritë Themelore. Rrënjët e së Drejtës“, me temën: “Globalizimi dhe Procesi i Integrimit Europian, Eksperienca e Mendimi Juridik Shqiptar

Në vitet 2007-2008 ka qenë pjesë e programit “Brain Gain”, program i qeverisë shqiptare, me qëllim promovimin dhe kthimin në Shqipëri të të diplomuarve jashtë shtetit me rezultate të larta për të kontribuar në rimëkëmbjen e vendit.

Prej vitit 2011 e në vazhdim është pedagog me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Departamenti i Drejtësisë.

Në vitin 2015, Universiteti “Aleksandër Moisiu“, i jep titullin “Profesor i Asociuar“.

Interesat e kërkimit shkencor përqëndrohen në fushat e antropologjisë juridike, historisë të së drejtës, dhe sistemeve ligjore bashkëkohore në qasjen krahasuese.

Është pjesëmarrës në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendi, dhe autor i disa artikujve shkencorë të botuara në revista shkencore të së drejtës. 

Është autor i monografisë, ‘Mendimi juridik i shqiptarve ndër shekuj’: epoka e globalizmit sfidë antropologjike e shoqërisë shqiptare në rrugëtimin e integrimit në Bashkimin Europian’. Tiranë, Botimet Barleti, 2015.

Në vitin 2016 është pjesë e bordit themelues së shoqatës “Albalaureati”, e cila në koordinim me ambasadën italiane në Tiranë, kërkonte të implementonte në Shqipëri modelin e ekselencës së profesionistëve dhe të diplomuarve në shtetin fqinjë, me qëllim sjelljen e eksperiencave më të mira arsimore dhe profesionale në Shqipëri

Asistent LektorIsida Bishka

Isida Bishka është  pjesë e stafit akademik me kohë të plotë në Departamentin e Drejtësisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike. Ajo mban gradën akademike Asistent Lektor dhe angazhohet në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e të drejtës publike. 

Ajo ka përfunduar studimet e larta ne Drejtësi ne Universitetin Luarasi ne vitin 2010 me rezultate të shkëlqyera (DND)  Në vitin 2013 mbështetur në universitetin e Castel Sant Angelo, ka përfunduar masterin në Kriminologji-Kriminalistikë me rezultate të shkëlqyera, në Romë, Itali. Në vitin 2015 ka përfunduar me rezultate të larta masterin profesional në E Drejtë Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës. Është njohëse e mire e disa gjuhëve të Bashkimit Europian. Aktualisht është në ndjekje të ciklit të tretë të studimeve Doktoratë në E Drejtë Publike, pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike. Në kuadër të bashkepunimit ndërinstitucional me objekt studimet doktorale me Universitetin Tor Vergata Romë, tema doktorale e znj. Isida Bishka është përzgjedhur të jetë pjesë e një studimi dhe udhëheqje të përbashkët.

E licensuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatise Tirane në vitin 2013 me titullin Avokat, ende vijon ushtrimin e këtij profesioni. Prej vitit 2017 znj. Isida Bishka është angazhuar në mësimdhënie si pjesë e stafit akademik me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Drejtësisë. Në vitin akademik 2024- 2025  është angazhuar si pjesë e stafit akademik me kohë të plotë pranë këtij departamenti.

Nëpërmjet një qasjeje të integruar ndërdisiplinore, ajo synon të promovojë një kulturë akademike të bazuar në meritokraci, integritet dhe përsosmëri profesionale në mësimdhënie. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime profesionale, aktivitete akademike dhe konferenca shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Dr.Saimir FEKOLLI

Dr. Saimir FEKOLLI
Dr. Saimir Fekolli është lektor në Fakultetin e Shkencave Politike –Juridike, Departamenti i
Drejtësisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” që nga viti 2012 e ne vazhdim, Durrës. Ai
zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës në vitet akademike 2005-2009 , Fakulteti i
Drejtësisë, “Jurist”. Master i Nivelit të Dytë në Shkencat Penale (Post Master) në vitet
akademike 2009-2011, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës;
Doktoraturë në Shkencat Penale, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës mbyllur në vitin
2015. Ai ka punuar si pedagog me kohë të pjeshme , në Fakultetin e Drejtësisë , UT, pranë
Departamentit të së Drejtës Penale. Gjithashtu lector nw lwndwn Ndwrmjetwsim dhe
Arbitrazh nw Fakultetin e Shkencave Sociale pranw departamenteve te Sociologjisw dhe
Psikologjisw. Ka mbajtur pozicionin “Jurist” në Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave. Autor
dhe bashkeautor artikujsh ne Revista Juridike Kombetare e Nderkombetare; Pjesemarres dhe
referues ne ne nje sere Konferencash Nderkombetare dhe Kombwtare Nga vitin 2010 e në
vazhdim ka qënë lektor e disa lëndëve universitare si E Drejte Penale ( Pjesa e Pergjithshme), E
Drejte Penale ( Pjesa e Posacme), Procedure Penale.

Dr.Loren Liço

Dr. Loren Liço është një profesionist dhe akademik i shquar i së drejtës,
duke vazhduar një trashëgimi familjare si jurist i brezit të tretë. Ai
zotëron titullin Doktor i Shkencave dhe shërben si lektor i së drejtës në
Universitetin “Aleksandër Moisiu Durrës”, me një fokus të veçantë në
lëndë si e drejta e kontratave.
Përtej rolit të tij akademik, Dr. Liço është administrator i studios ligjore
dhe të ndërmjetësimit “Lico& Associates”. Ai është gjithashtu një
themelues i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, duke dëshmuar
angazhimin e tij për avancimin e praktikave ligjore dhe të zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve. Ekspertiza e tij e gjerë përfshin ndërmjetësimin,
konsulencën për shoqëritë tregtare, ekspertizën fiskale, konsulencë në

fushën e kontratave dhe kompensimin e dëmeve.
Dr.Loren Liço është thellësisht i angazhuar në iniciativa të shoqërisë civile, veçanërisht si themelues i
“Fondacionit Shqiptar të Transplanteve dhe Dhuruesve të Organeve “ERI” Kontributet e tij të
shumëllojshme nënvizojnë një përkushtim të fortë ndaj zhvillimeve të së drejtës dhe mirëqenies së
komunitetit.

sqAlbanian