Asistent Ligjor

Përshkrimi i Programit:

Ky program studimi përmes gërshetimit të lëndëve juridike dhe atyre ekonomike, thekson rëndësinë e saktësisë, integritetit dhe produktivitetit në fushën ligjore. Studentët mësojnë të përgatisin siç duhet korrespondencën ligjore, angazhohen në hulumtime ligjore. Programi i asistentit ligjor gjithashtu, u mëson studentëve, me anë te praktikës profesionale, si të përgatisin akte me përmbajtje të ndryshme në fushën ligjore.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Një asistent ligjor është një mbështetje thelbësore për një avokat, noter apo zyrë juridike. Nëse jeni një person shumë i organizuar, pëlqeni kryerjen e hulumtimeve dhe intervistimin e dëshmitarëve të mundshëm, mund të jeni të interesuar për një karrierë në drejtësi. Nëse pëlqeni të punoni në fushën ligjore, por nuk mund të kryeni shumë vite të programeve të studimit për të arritur atje, të punoni si ndihmës ligjor mund të jetë zgjidhja më e mirë për ju. Ky program ju lejon të realizoni një karrierë si asistent ligjor prane sektorit publik dhe atij privat.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Mundësitë e punësimit janë të shumta, pranë zyrave noteriale, zyrave të avokatisë, apo pranë institucioneve shtetërore si Zyra Juridike e Bashkisë, pranë Prefekturës apo Autoritetit Portual. Mundësi punësimi ka dhe në sektorin privat, duke u bërë pjesë e skuadrës së një biznesi, shoqërie apo korporate.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian