Përshkrimi i Programit:
Zhvillimi teknologjik sot është padyshim një trend si jashtë vendit, ashtu dhe në Shqipëri. Përdorimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë në të gjitha llojet e ndërmarrjeve apo institucioneve rrit dhe kërkesën për specialistë në këto fusha. Nga studimet e shumta, rezulton se ka shumë kërkesë në fushën e Dizenjimit web, programimit web, dizenjimit grafik, përpunimit të imazhit etj. Programi 2-vjeçar profesional në “Aplikacion WEB & Dizenjim Grafik” ofron një kurrikul profesionale bazuar kryesisht në Shkencat Kompjuterike të aplikuara dhe programimin web. Ky program gjithashtu, ndërthur aplikacionet dhe teknologjitë aktuale. Studentët mësojnë si të vlerësojnë zbatimet aktuale teknologjike dhe ato në zhvillim; të identifikojnë nevojat e përdoruesve; të krijojnë ndërfaqe miqësore për përdoruesit; të zbatojnë dhe të zhvillojnë aplikacione grafike dhe web, të vlerësojnë ndikimin e teknologjisë tek individët, organizatat dhe shoqëritë. Studentët e rinj të shkollave të larta profesionale janë të motivuar dhe të hapur për të mësuar, për të fituar njohuri të reja dhe kompetenca që janë të nevojshme në tregun e punës. Gjithashtu, përmes ketij programi do ofrohet një shërbim ndaj atyre maturantëve, të cilët kërkojnë një arsimim profesional.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Studentët që mbarojnë studimet 2-vjeçare, janë të aftë të punësohen si: dizenjues / programues faqesh web, mirëmbajtje, azhornim të dhënash etj. Vetëpunësimi është një nga mundësitë që specialistët në fushën e shkencave kompjuterike në përgjithësi dhe programimit në veҫanti. Kjo mënyrë punësimi nënkupton se vetë specialisti ofrohet për të qenë zhvillues apo mirëmbajtës i projekteve drejtpërdrejt me kompaninë që e ka atë. Janë të shumta platformat online që e ofrojnë mundësinë e kontaktit me projekte dhe kompani të ndryshme jashtë. Ky lloj punësimi njihet si “freelancer” dhe një numër i madh profesionistësh e shfrytëzojnë si punë primare ose si një mundësi për të punuar me kohë të pjesshme.
This will close in 0 seconds