Aktiviteti i “PELMOB” zhvilluar më 15-16 tetor 2024 në UAMD

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mirëpriti më 15-16 tetor 2024 partnerët e projektit Erasmus+ “PELMOB”. Në këtë event morën pjesë akademikë nga universitete të ndryshme, si ato të Mitrovicës, Austrisë, Hungarisë, Polonisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Prezantimet ishin jashtëzakonisht interesante dhe cilësore, duke adresuar progresin e projektit për promovimin dhe popullarizimin e përdorimit të mjeteve elektrike, përmes ndryshimit dhe përmirësimit të kurrikulave që ofron Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD.

Takimi përfundoi me caktimin e detyrave për vazhdimin e suksesshëm të projektit. Ishte një kënaqësi e madhe të shihnim partnerët tanë të largoheshin me përshtypjet më të mira për stafin organizator!

This will close in 0 seconds

sqAlbanian