Master Profesional

Administrim Financiar

 

Përshkrimi i Programit:

Programi Master Profesional në Administrim Publik, me profil Administrimi i Financave Publike, synon të përgatisë ekspertë të aftë për të menaxhuar dhe administruar financat publike në nivelet qendrore dhe vendore. Ky program u ofron studentëve njohuri të thelluara dhe aftësi praktikehartimin, zbatimin dhe analizën e politikave financiare publike, duke i përgatitur ata për sfidat e administrimit të financave publike në sektorin shtetëror.

Programi është ndërtuar në bashkëpunim me aktorë të interesuar në këtë fushë, duke e bërë atë një instrument konkurrues në tregun akademik dhe profesional.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MP Administrim Financë”

Qëllimi i programit

  • Të përgatisë profesionistë të aftë për administrimin e financave publike në nivel kombëtar dhe vendor.
  • Të pajisë studentët me njohuri të avancuara për menaxhimin e burimeve financiare dhe kontabilitetin publik.
  • Të zhvillojë aftësi për hartimin dhe zbatimin e planeve strategjike dhe të qëndrueshme financiare.
  • Të aftësojë studentët në analizën e sfidave financiare publike dhe gjetjen e zgjidhjeve efektive.

Tre pikat kryesore të programit

  • Administrimi dhe menaxhimi i financave publike: Thellim në aspektet e financave shtetërore dhe vendore.
  • Kontabiliteti dhe standardet financiare: Njohuri mbi standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe aplikimin e tyre në administratën publike.
  • Qeverisja publike dhe etika: Roli i sjelljes etike dhe transparencës në administrimin e financave publike.

Mundësitë e punësimit

  • Specialist në ministritë dhe agjencitë qeveritare të financave.
  • Ekspert për financat vendore dhe administrimin e buxhetit në bashki dhe institucione publike.
  • Këshilltar për menaxhimin financiar dhe kontabilitetin publik.
  • Analist i politikave fiskale dhe menaxhimit të borxhit publik.
  • Specialist për kontabilitetin publik dhe standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cilat janë aftësitë kryesore që zhvillon ky program?

Ky program zhvillon aftësi në menaxhimin e financave publike, analizën ekonomike dhe kontabilitetin publik.

 

A është ky program më shumë teorik apo praktik?

Programi ka një qasje praktike dhe analitike, duke përfshirë studime të rasteve dhe zbatimin e njohurive në administratën publike.

Në cilat institucione mund të punësohem pas diplomimit?

Të diplomuarit mund të punojnë në ministritë e financave, institucione shtetërore, agjenci fiskale dhe organizata ndërkombëtare.

A ndihmon ky program në avancimin e karrierës sime në administratën publike?

Po, ky program është një avantazh i madh për ata që synojnë role drejtuese në financat publike dhe administratën shtetërore.

 

Cilat janë disiplinat kryesore që mbulon programi?

Programi mbulon menaxhimin financiar, administrimin e buxhetit, kontabilitetin dhe politikat fiskale.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian