Doktoraturë

Doktoraturë në Administrim Publik

Përshkrimi i Programit:

Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit mësimor

Misioni i doktoraturës në Administrim Publik është të sigurojë studime të thelluara dhe të avancuara në teorinë dhe në kërkimin shkencor në fushat e Administrimit Publik, për t’i përgatitur studentët për avancim akademik, kërkimor si dhe karrierë të avancuar profesionale. Përfundimi me sukses i gradës shkencore Doktor në Administrim Publik kërkon nga çdo doktorant realizimin e një marrëdhënie të sofistikuar me dijen dhe kujdesin për krijimin e një identiteti intelektual. Doktorantët prezantohen me bazat ontologjike dhe epistemologjike të dijes. Këto procese ndodhin në një kulturë akademike të hapjes dhe bashkëndarjes së kuptimit të termave, ideve dhe kompetencave të Administrimit Publik në mënyrë që të punohet shkencërisht dhe në mënyrë kreative. Në përfundim studentët janë të aftë të identifikojnë një traditë specifike të kërkimit shkencor dhe metode kërkuese që përputhet me angazhimet pradigmatike të tyre. Doktoratura në Administrim Publik krijon mundësinë e krijimit të një identiteti intelektual të dallueshëm i domosdoshëm për angazhimin në sektorin publik. Qëllimi i doktoratës në përgjithësi është të përgatisë studentë të cilët janë të aftë të kuptojnë dhe prodhojnë kërkim shkencor origjinal dhe të cilësisë së lartë, i cili përmirëson gjendjen teorike aktuale në fushën e Administrimit Publik dhe përmirëson praktikat e përdorura. Në këtë program doktorature në Administrim Publik doktorantët mund të shohin ndikimin e punës së tyre kërkimore shkencore edhe ndërmjet mundësimit të mësimdhënies.

Studime të thelluara dhe të avancuara në teorinë dhe në kërkimin shkencor në fushat e Administrimit Publik, për t’i përgatitur studentët për avancim akademik, kërkimor si dhe karrierë të pasur profesionale.

Njohuritë dhe kompetencat e studentëve në përfundim të programit mësimor.

Në përfundim të programit të studimit Doktoraturë në Administrim Publik Doktori i Shkencave në Administrim Publik është i aftë:

  1. të analizojnë çështje konkrete të qeverisjes ne terma bazë konceptual, teorik, praktik dhe analitik.
  2. Të realizojë vlerësimin e problematikave dhe fenomeneve sociale duke i shpjeguar në kontekstin e rolit të qeverisë dhe platformave politike.
  3. të integrojnë të kuptuarit të procesit politik, zhvillimit të programit, vlerësimit të programit dhe analizës fiskale në mënyrë që të përmirësohet efektiviteti i politikave publike, shërbimeve publike dhe programeve publike.
  4. të kombinojnë metodat sasiore dhe cilësore në udhëheqjen e një kërkimi shkencor origjinal që i përgjigjet pyetjeve të administratorëve dhe shërbyesve publikë dhe elementëve të tjerë në sferën publike.

të veprojnë në mbështetje të interesit publik me kompetencë dhe duke ju referuar standardeve të larta shkencore e morale.

Njohuritë dhe kompetencat e studentëve në përfundim të programit mësimor.

Programi Doktoraturë në Administrim Publik përgatit për karrierë në institucione akademike dhe jakademike, organizata që merren me kërkimin shkencor për interesin publik apo quasi-publik, organizatave private të lidhura në aktivitetin e tyre me interesin publik. Programi Doktoraturë në Administrim Publik ka rëndësi të veçantë sociale dhe thekson specializimet që janë mjaft të vlefshme për punësim ne institucioen akademike dhe joakademike si për shembull në institucione publike, OJF, agjenci qeveritare, institucione këshillimore për politikat dhe shërbimet publike etj.

Ndërsa qeveritë dhe oranizatat janë në luftë për të bërë më shumë me më pak burime, individët me ekspertizë në administrim publik do të jenë mjat të kërkuar. Një sfidë e tillë është e lidhur ngushtësisht  me sektorin privat e të biznesit gjithashtu. Të diplomuarit në “Doktor në Administrim Publik” janë të aftë për ekspertizë në qeverisje vendore dhe qendrore gjithashtu, si dhe në rregullimin e politikave përkatëse duke sjell arritjet bashkëkohërë në nivel teorik dhe aplikativ.  Doktor në Administrim Publik është i përgatitur për role administrative në sektore qeverisëse jofitimprurëse në fusha të tilla si buxhetimi, vlerësimi i programeve, analizë kërkimore dhe zhvillim ekonomik.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian