Transferim studimesh dhe program i dytë studimi

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për transferimin e studimeve ose për ndjekjen e një programi të dytë studimi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, se procedurat e aplikimit dhe regjistrimit zhvillohen në përputhje me përcaktimet e Udhëzimit nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës sipas kategorisë së aplikimit dhe kërkesave të përcaktuara në udhëzim.
Dokumentacioni për regjistrim:
* Transferim studimesh – Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim  (pdf)
 
* Program i dytë studimi – Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim  (pdf)

Për informacion të plotë mbi procedurat, kriteret dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët mund të konsultojnë Udhëzimin nr. 12, datë 30.06.2023 – “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”

Leave a Reply