Në kuadër të Programit Erasmus+ KA171, u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të UAMD dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Kütahya Dumlupınar University (Turqi), Hanze University of Applied Sciences Groningen (Holandë),
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe rritjes së mobilitetit ndërkombëtar të studentëve dhe stafit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua programeve të studimit që ofrohen në gjuhën angleze në secilin prej universiteteve partnere, me qëllim identifikimin e mundësive të reja për shkëmbimin e studentëve.
Gjithashtu, pjesëmarrësit shkëmbyen informacione mbi procedurat dhe mundësitë për realizimin e mobiliteteve studimore, si dhe mbi praktikat profesionale që universitetet ofrojnë për studentët ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në krijimin e kushteve sa më të favorshme për përfshirjen e studentëve në eksperienca akademike dhe profesionale ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kompetencave të tyre akademike dhe profesionale.
Takimi përfundoi me dakordësinë për të vijuar bashkëpunimin në kuadër të Programit Erasmus+ dhe për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta në promovimin e mobilitetit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërmjet institucioneve partnere.