HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË INSTITUTIN POLITEKNIK TË BRAGANÇËS, PORTUGALI.

PËR STUDENTË TË NIVELIT BACHELOR

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, të nënshkruar ndërmjet Institutit Politeknik të Bragançës (IPB), Portugali dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), hapet thirrja për aplikime për studentët e ciklit të parë të studimeve (Bachelor), për mobilitet semestral studimi gjatë vitit akademik 2026–2027.

MOBILITETET E OFRUARA

 6 (gjashtë) studentë për mobilitet semestral studimi në IPB

FUSHAT E STUDIMIT

Thirrja është e hapur për studentë Bachelor nga këto fakultete/programe studimi:

Fakulteti i Biznesit

  • Administrim Biznes
  • Menaxhim Biznesi

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen në bashkëpunim me universitetin pritës.

KRITERET E APLIKIMIT

Studentët duhet të kenë:

✔️ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli B2)
✔️ Performancë të mirë akademike
✔️ Dëshirë dhe motivim për të përfituar nga programi Erasmus+

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM

📄 CV në gjuhën angleze
📄 Letër motivimi në gjuhën angleze
📄 Vërtetim notash 
📄 Kopje e pasaportës

PËRFITIMET FINANCIARE TË BURSËS

💰 3400 € mbështetje individuale për periudhën e mobilitetit
✈️ 395 € për shpenzimet e transportit

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM

🕒 27 Maj 2026

SI TË APLIKONI?

Dokumentet e aplikimit mund të dorëzohen: elektronikisht në adresat: arbamerhori@uamd.edu.alCc: luadamuco@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, L.1, Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian