

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY UNIVERSITY OF PAVIA, ITALIPËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER) PËR FAKULTETIN E BIZNESIT DHE FAKULTETIN E SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE https://portale.unipv.it/it.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027,në Universitetin e Pavias ,Itali.
Nivelet e mobilitetit për studentë:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
o Shkenca Ekonomike
o Finance Kontabilitet
o Menaxhim, Biznes
o Marrëdhënie Ndërkombëtare
o Shkenca Politike
o Administrim Publik
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët Bachelor duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane niveli B1
– Kurset ofrohen ne gjuhën italiane
– Performancë të mirë akademike
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Studentet Mastër duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Çertifikate te gjuhës Italiane niveli B1 (Studentë Bachelor)
– Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B1 (Studentë Master)
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Afati i aplikimit është deri më datë 26 Maj 2026.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën etlevasala@uamd.edu .al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.