Roli dhe Vlera Shoqërore e Gjuhës Digjitale: Workshop & Trajnim Studentor

Më datë 6 maj, ora 12. 30, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Salla e Konferencave do
të zhvillohet një Workshop dhe Trajnim në kuadër të Gjuhës digjitale me temë:
ROLI DHE VLERA SHOQËRORE E GJUHËS DIGJITALE.
Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit në fushën e sociolinguistikës me temë: “Gjuha
si veprimtari e specializuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Për një gjuhë të specializuar
dhe komunikim të suksesshëm në Fushën e Teknologjisë së Informacionit. Teknika shkrimi dhe
komunikimi”. Aktiviteti ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve (dhe më gjerë) për rëndësinë
e një përdorimi cilësor të gjuhës digjitale në bashkëveprim me gjuhën natyrore shqipe, në kuadër
të veprimtarive të ndryshme të jetës njerëzore.
Trajnimi do të përqëndrohet në disa problematika të përdorimit gjuhësor digjital, si dhe në disa
sfida që parashtron fusha e Teknologjisë së Informacionit për përmirësimin dhe zhvillimin
gjuhësor. Ky aktivitet do të zhvillohet gjithashtu edhe në kuadër të interferencave të fuqishme të
gjuhës digjitale për transformimin e jetës njerëzore. Disa prej tematikave që do të trajtohen
konkretisht janë:
– Rëndësia e rritjes së aftësisë dhe kapacitetit gjuhësor në fushën e Teknologjisë së
Informacionit;
– Rëndësia e përditësimit dhe e pasurimit të fjalorit të gjuhës shqipe përmes digjitalizimit;
– Roli i ligjërimit digjital në zhvillimin e veprimtarive të ndryshme të jetës njerëzore;
– Ligjërimi digjital dhe inovacioni;
– Vlera shoqërore e gjuhës digjitale.
– Në aktivitet janë të mirëepritur studentë të degëve të ndryshme të Fakultetit të
Teknologjisë së Informacionit.

sqAlbanian