

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E PALERMOS, ITALI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (BACHELOR & MASTER), PËR FAKULTETIN E EDUKIMIT.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026 – 2027, në Universitetin e Palermos, Itali. https://www.unipa.it/
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
o Departameni Pedagogjisë / Programet e mësuesisë
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 24 Prill, 2026.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.