Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin e Bari-t “Aldo Moro”, Itali.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO IX si dhe të programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin e Bari-t “Aldo Moro”, Itali. (https://www.uniba.it/en)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

·         Bachelor;

·         Master.

Numri i kuotave: 

·         2 (dy) studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

·         Fakulteti i Teknologjisë  së Informacionit (Shkenca Kompiuterike).

Afati i aplikimit: 19 Prill 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Bari-t, Itali:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze (max 4 faqe);

–     Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht;

–     Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur);

–     Formulari për privatësinë (bashkëlidhur).

Kriteret për aplikim:

–     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

 

–     Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 180 Euro shpenzime transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Katërt, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

 
sqAlbanian