Trajnimi “Metodologjia e Kërkimit Shkencor dhe Praktika në Terren”

Me sukses u zhvillua trajnimi “Metodologjia e Kërkimit Shkencor dhe Praktika në Terren”

Më 19 mars 2026, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, SOC LAB – Laboratori i Ndryshimit
Social organizoi një trajnim dinamik dhe ndërveprues, i fokusuar në fuqizimin e aftësive kërkimore të
studentëve dhe aplikimin praktik të metodologjive në terren.
Nën drejtimin e Prof. As. Dr. Juljana Laze, Dr. Julinda Cilingiri dhe Dr. Mirjam Reci, pjesëmarrësit u
angazhuan në diskutime aktive, ndarje eksperiencash dhe reflektime mbi sfidat reale të kërkimit shkencor.
Në këtë trajnim morën pjesë studentë ekselentë të nivelit Bachelor nga programe të ndryshme studimi, si
dhe studentë të Masterit dhe të Doktoraturës, duke krijuar një mjedis të pasur ndërdisiplinor dhe
bashkëpunues.
Trajnimi solli:
✔️ Njohje me qasjet bashkëkohore të kërkimit (kualitative, kuantitative dhe miks)
✔️ Praktika konkrete nga terreni dhe komuniteti
✔️ Nxitje të bashkëpunimit dhe mendimit kritik
✔️ Ide të reja për mini-studime dhe projekte kërkimore
 SOC LAB vazhdon të jetë një hapësirë inovative për zhvillim akademik, bashkëpunim dhe ndikim në
komunitet.
Takimi i radhës do të zhvillohet më 26 mars 2026.

sqAlbanian